Integrimi
Shyhrete Rexhaj, në krye të asociacionit të mantelbardhëve shqiptarë
Fundjavën e kaluar është bërë konstituimi i Kryesisë së Asociacionit të Profesionistëve Shëndetësorë Shqiptarë në Zvicër
Pas themelimit të shoqatës së tyre, anëtarët e Kryesisë së Asociacionit të Profesionistëve Shëndetësorë Shqiptarë në Zvicër janë takuar për herë të parë më 23 mars 2013 në Cyrih për të konstituuar kryesinë e re dhe kanë ndarë rolet dhe përgjegësitë konform statutit të aprovuar në Kuvend.
Shyhrete Rexhaj mori besimin e anëtarëve për kryetare të Asociacionit, kurse nënkryetarë u zgjodhën Naser Morina dhe Bahri Rexha.
Anëtarët e tjerë të kryesisë me role të veçanta janë zgjedhur Gëzim Jashari, Avni Jakurti, Miftar Zymberi, Naser Sejdiu si dhe Rejhane Bajrami.
Të gjithë anëtarët e Kryesisë zotohen për konstruktivitet profesional dhe mbrojtje të qëllimeve të Asociacionit, të definuara me statut.
Kryesia ka vendosur që në kohën fillestare të takohen një herë në muaj për të siguruar realizimin e qëllimeve të Asociacionit.
Në këtë mbledhje është biseduar edhe për hapat e parë të Asociacionit. Fillimisht do të bëhet regjistrimi i Asociacinit në organet gjegjëse zvicerane, pastaj do të krijohet një webfaqe për t’i informuar edhe më mirë anëtarët e opinionin dhe për të lehtësuar komunikimin me të interesuarit. Asociacioni do të vazhdojë me identifikimin e profesionistëve të ndryshëm shëndetësorë, të cilët punojnë dhe veprojnë në Zvicër me qëllim të rritet numri i anëtarëve shëndetësorë shqiptarë.
Po ashtu mantelbardhët shqiptarë në Zvicër janë marrë vesh për organizimin e një evenimenti për anëtarët e tyre.
Njëkohësisht në kuadër të thellimit të bashkëpunimit me Kosovën do të realizohet vizita e parë në Kosovë, për të diskutuar dhe për të identifikuar nevojat dhe kërkesat e dyanshme, si dhe për të shprehur gatishmërinë për shkëmbim të njohurive profesionale.
Kryesia dëshiron që t’i falënderojë të gjithë pjesëmarrësit në Kuvend, njëherësh i fton edhe personat e tjerë që t’i bashkangjiten këtij asociacioni.
Ata zotohen se do të jenë gjithmonë të hapur për të gjithë të interesuarit.
Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë t’i bashkangjiten asociacionit apo për çdo informatë tjetër mund të shkruajnë në këtë e mail: [email protected]
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












