Kosova
Si do të kompensohen qytetarët që paguan për rrymën në veri?
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur të premten mbledhje dhe ka ndërmarr veprimet ligjore për zbatim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që ka të bëj me kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, për periudhën kohore nga 06 shkurt 2012 deri më 20 tetor 2017.
“Bordi i ZRRE sipas Aktgjykimit të Gjykatës ka vendosur që të obligojë Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që të kompensojë vetëm konsumatorët të cilët vërtetohet se kanë qenë aktiv dhe kanë kryer detyrimet e pagesave për periudhën nga data 06 shkurt 2012 deri më datën 20 tetor 2017. Këta konsumatorë do të kompensohen duke u zbritur në faturat e rregullta mujore vlerën përkatëse të kompensimit”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.
Kompensimi i konsumatorëve thuhet se do të bëhet duke filluar nga data 01 qershor 2024 deri më 28 shkurt 2030.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës në mars të këtij viti ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme, me të cilin ishte vërtetuar edhe vendim i Apelit e ai i Themelores lidhur me faturimin e energjisë së shpenzuar në veri, në faturat e qytetarëve të tjerë.
Vendimet të cilat janë vërtetuar nga Kushtetuesja e obligojnë Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që t’i kompensojë qytetarët të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës me 40 milionë e 885 mijë euro./Koha.net
E-Diaspora
-
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë Kosova triumfon me 4-3, falë talentit dhe profesionalizmit të futbollistëve të Diasporës... -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











