Bota
Si është një ditë e njeriut më të pasur në botë
Shefi i Amazon-it, Jeff Bezos nuk është ‘tifoz’ i shprehjes “punë-jetë në ekuilibër”, madje ai shpalos disa argumente kundërsulmuese të cilat ua ofron punonjësve të rinj të kompanisë.
Bezos beson se punonjësit e tij të rinj duhet të rreshtin përpjekjet e tyre për të arritur “balancën” brenda jetës së tyre profesionale dhe personale, pasi kjo nënkupton një shkëputje të rreptë ndërmjet të dyjave.
Në vend të kësaj, Bezos parashikon një marrëdhënie më të integruar midis punës dhe jetës jashtë zyrës.
Historikisht, njeriu më i pasur në botë ka një qasje jo tradicionale për të punuar: Ai gjithnjë gjen kohën të ha mëngjes me familjen e tij, nuk e vë alarmin para se të shkojë në shtrat, cakton vetëm disa takime në ditë si dhe gjen kohën të laj enët e tij çdo ditë.
Kjo qasje për mbajtjen e një simetrie të shëndetshme në kuadër të aktiviteteve të tij profesionale dhe personale është një nga këshillat kryesore që Bezos ofron për stafin e tij, transmeton ‘Scan’.
Në vend që të shohin punën dhe jetën si një akt balancues, Bezos tha se është më produktive t’i shohësh ato si dy pjesë të integruara, përcjell albinfo.ch.
“Në të vërtetë është një rreth. Nuk është një ekuilibër”, tha ai.
Sipas tij marrëdhënia midis jetës së tij të punës dhe jetës personale është reciproke dhe se ai nuk i ndan ato në dy kufizime kohore konkurruese.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













