Kosova
Si mund të vihet para drejtësisë së Kosovës Milan Radoiçiq?
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, organizator i sulmit terrorist në Banjskë të komunës së Zveçanit, do të mund të dorëzohej nëse Serbia do ta njihte Kosovën si shtet sovran dhe do të kishte marrëveshje ekstradimi me të.
Meqë nuk ka marrëveshje të tillë, fletarrestimi ndërkombëtar duhet të lëshohet përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK.
Autoritetet e Kosovës thanë se prapa tij qëndron udhëheqja shtetërore serbe, e cila synoi “aneksimin e veriut të Kosovës”, por Serbia mohoi se ka gisht.
“Gjëja e parë që ne e duam, është që [shteti serb] t’ia dorëzojë Radoiçiqin dhe terroristët e tjerë Republikës së Kosovës, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, më 3 tetor, shkruan REL.
Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se fletarrestimi për Radoiçiqin do të duhej të iniciohej nga prokuroria përkatëse në Kosovë.
“Nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës do të dërgohej në Zyrën Ndërlidhëse të UNMIK-ut, e cila e vendos pastaj në databazën e Interpol-it si ‘Red notice’ [njoftim i kuq]”, shpjegon Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.
Miftaraj thotë se paralelisht me fletarrestimin në Interpol, bëhet edhe kërkesa për arrestim të përkohshëm në pritje të ekstradimit, që do t’i dërgohej Serbisë.
“Kërkesa e dytë iniciohet nga Prokuroria e Kosovës, miratohet nga gjykata dhe dërgohet në Ministrinë e Drejtësisë, e cila e përcjell te Ministria e Drejtësisë e Serbisë”, thotë Miftaraj, përcjell albinfo.ch.
Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike, e cila është ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në vitin 2013.
Në bazë të saj, dy vendet mund të shkëmbejnë kërkesa gjyqësore përmes përfaqësuesve të BE-së. Por, bashkëpunimi ligjor është i dobët dhe, deri më tash, nuk ka pasur ekstradime, shkruan REL.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











