Tematike
Si mund të zgjedhet një deodorant ?
Disa ditë më parë albinfo.ch ka publikuar një artikull me titull: Vini re: Deodorantët për sqetulla mund të shkaktojnë kancer.
Një lajm i tillë është mjaft shqetësues, sidomos kur dihet se shumica prej nesh përdorin deodorante të ndryshme. Prandaj, edhe duket krejtësisht e logjikshme të pyesim se çfarë deodoranti mund të përdorim atëherë ?
Një studim i kryer në Gjenevë akuzon përdorimin e kripërave të aluminit në deodorante të ndryshme. Kështu që, duhet peshuar disa argumente para se të zgjedhet produkti në fjalë.
Zgjedhja e një deodoranti është bërë diçka e ndërlikuar. Tani më dihet se përdorimi i të ashtuquajturve Parabens që ndihmojnë konservimin e produkteve kanë një reputacion të keq. Edhe alkooli mund të jetë irritues. Javën e kaluar, një studim i Gjenevës ka theksuar efektet e dëmshme të kripërave të aluminit që përdoren për deodorantët për sqetulla, të cilët kanë për synim të ndalojnë djersën e qelizave të gjirit të njeriut. Kur hyjmë në një farmaci, shumë shpejt vështrojmë se shumë pak prej deodoranteve të prezantuar nuk përmbajnë substancën e lartpërmendur.
Një kliente dëshmon për gazetën e përditshme “Le Temps”. Ajo thotë se kur ka kërkuar një deodorant pa kripëra alumini, shitësi i është përgjigjur që çdo ditë ka afër pesëdhjetë kërkesa të tilla që nga përhapja e lajmit në media. Megjithatë, janë të mendimit se është pak herët për t’u alarmuar dhe se alternativat nuk janë domosdoshmërisht më të mira.
Shkencëtaret e Gjenevës theksojnë faktin se shumica e kancereve të gjirit zhvillohet në pjesën afër sqetullës. Është e mundur që kanceri zhvillohet thjesht për shkak të faktit se ka shumë gjëndra në kuadratin e sipërm e të jashtëm të gjirit. Hulumtuesit thonë se studimi i tyre nuk do thotë se kripërat e aluminit të japin kancerin domosdoshmërisht: “Ne duam të hapim debat”.
Ilaçe shtëpiake
Mund të luftohet kundër djersitjes me ilaçe shtëpiake. Thuhet se disa bimë të ashtuquajtura Salvia officinalis rekomandohen kundër djersitjes. Në librari ka formula të ndryshme që trajtohen në një libër të titulluar “Krijoni kozmetikën tuaj”, i publikuar nga shtëpia botuese Earth Living. Për shembull, mund të përgatiteni një deodorant me alkool (90°), uthull molle, lëngë të trëndafilave dhe me vajra esenciale.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit










