Jeta në Zvicër
Si pasojë e frangut të fortë rritet papunësia në Zvicër
Gjendja në tregun zviceran të punës është përkeqësuar gjatë muajit nëntor. Shifrat e papunësisë kanë shënuar rritje në 3.4 për qind.
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Ekonomi (SECO) deri në fund të nëntorit të këtij viti janë regjistruar një total prej 148’143 të papunë në qendrat rajonale të punësimit (RAV).
Në tetor, shkalla e papunësisë ishte 3.3 për qind ndërsa 3.2 për qind një vit më parë.
Trendi i rritjes së papunësisë do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm, parashikon udhëheqësi i Drejtorisë për Punë në Sekretariatin Shtetëror për Ekonomi (SECO), Boris Zürcher.
“Kulmi do të mbrrijë në 3.6 për qind, dhe vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2016 presim një rënie graduale”, thotë ai.
Kjo është kryesisht për shkak të frangut të fortë zviceran, i cili tani është perceptuar si një problem i vazhdueshëm, thotë Boris Zürcher.
Një arsye tjetër për rritjen e përhershme të papunësisë është se Zvicra është varuar nga eksporti dhe nga ekonomia ngadaltë në zonën e euros dhe rritja ngadalësuar e ekonomive në zhvillim si Kina.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA














