Shkurt.ch
Shkalla e papunësisë mbetet në 3.2 përqind
Situata në tregun zviceran të punës ka mbetur praktikisht e pandryshuar në muajin shtator.
138’226 papunë janë të regjistruar në Zvicër. Kjo korrespondon me një normë papunësie prej 3.2 për qind.
Më të prekur janë grupmosha 25-49. Numri i të papunëve, megjithatë, u rrit me rreth 1.200 persona.
Në fund të shtatorit rreth 138’200 persona janë të regjistruar në qendrat rajonale të punësimit (RAV). Kjo u njoftua nga Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO). Në fund të gushtit, kanë qenë të regjistruar rreth 137,000.
Pjesa më e madhe e rritjes së papunësisë i atribuohet grupit të moshës 25 deri 49-vjeçarëve. Në këtë grup-moshë, numri i të papunëve u rrit me rreth 900 persona. Në grupmoshat mbi 50 vjec, numri i të papunëve u rrit me rreth 300 persona ndërsa në mes moshës 15 dhe 24 vjeç në vetëm 59 persona.
Nëse shifrat aktuale të papunësisë krahasohen me ato të shtatorit të vitit të kaluar vërehet një rritje më e madhe. Në përllogaritjet vjetore numri i regjistruarve në RAV u rrit me rreth 8300 persona. Në shtator të vitit 2014 shkalla e papunësisë ishte 3.0 për qind.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto












