Kosova
Si qarkullojnë eurot false nëpër Kosovë?
Kohët e fundit në Kosovë janë duke qarkulluar para false, kryesisht monedhat metalike. Qytetarët thonë se po përballen shpesh me këtë problem.
“Duke blerë bukë dhe duke qenë furrë e lagjes… Punëtorja me mirësjellje më ka treguar se paratë janë fals. Monedha ka qenë 2 euro. Kjo përvojë më ka bërë të jem më e kujdesshme se çfarë monedhash pranoj në shërbime të ndryshme”, thotë Ardianë Pajaziti për Radion Evropa e Lirë.
“E kupton që monedha metalike 2 euro është false, sepse është më e lehtë, pra dallon trashësia dhe diametri. Imazhi i saj është më i dobët dhe ndonjëherë ka ndonjë shkronjë të deformuar”, thotë një qytetare tjetër, Fjolla Vukshinaj, përcjell albinfo.ch.
Praninë e parave false e konfirmojnë edhe aksionet e policisë së Kosovës për konfiskimin e tyre dhe arrestimin e falsifikuesve, ku nga janari e deri në prill të këtij viti janë iniciuar 363 raste për veprën penale “falsifikim i parasë”.
Më 13 prill u konfiskuan 10.600 euro false, të gjitha monedha dy eurosh. Një shumë prej 375.000 eurosh false, që të gjitha bankënota prej 100 dhe 50 eurosh.
Po ashtu, u arrestua edhe një grup kamerierësh, të cilët u zunë duke shpërndarë para false te klientët në rajonin e Prizrenit, shkruan REL.
Nga vijnë paratë false?
Në dy raste të konfiskimit e nga Policia e Kosovës, origjina e tyre ishte Maqedonia e Veriut dhe Turqia.
Në aplikacionin TikTok ka një numër profilesh që reklamojnë paratë false. Në periudha të ndryshme këtë vit, Radio Evropa e Lirë bisedoi me dy profile që kanë qenë ndër më të ndjekurat: “Blejpareks” dhe “Parefallsks”. Në të dy personat që pretendojnë se i menaxhojnë këto faqe, thonë se mund të sjellin para false në çfarëdo shume që kërkohet, por nuk tregojnë se prej ku, përcjell albinfo.ch.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që prodhon para të falsifikuara për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.
Kushdo që, duke e ditur se paraja është e falsifikuar, e merr dhe e vë në qarkullim, dënohet me burgim prej 1 deri në 8 vjet, shkruan REL.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë











