Lajme
Si të dalloni nëse shalqiri është pa kimikate dhe i ëmbël

Nuk ka verë pa shalqi, është një frut që përveç vlerave ushqyese ndihmon shumë që në ditët e nxehta trupi të hidratohet plotësisht.
Por që ai të duket sa më i mirë prodhuesit shpesh kanë tendencën që të përdorin kimikate që janë të dëmshme në organizmin.
Por ja si mund ta dallojmë nëse ai përmban plehra kimikë dhe nëse jo:
Një lëkurë e verdhë është shenjë e një përqendrimi të lartë të nitrateve.
Si të dalloni që me shikim të parë se shalqiri
Azoti është një element i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e bimëve. Megjithatë, kultivuesit e shalqirit priren të tejkalojnë normat e pranueshme, sepse ky truk i ndihmon ata që të bëjnë që bima të peshojë deri në 25 kilogramë brenda vetëm 3 javësh.
Kontrolloni nëse shalqiri ka vrima
Si të dalloni që me shikim të parë se shalqiri
Disa njerëz besojnë se vrimat në shalqinj janë gjurmë nga insektet dhe jo për shkak të kimikateve, por megjithatë përpiquni të qëndroni larg frutave me vrima.
Mos hani një shalqi me qendër të madhe dhe të zbrazët.
Si të dalloni që me shikim të parë se shalqiri
Një vrimë e madhe në qendër të frutit tregojnë se është tepër i pjekur ose përmban hormone të rritjes. Një shalqi shumë i pjekur mund të jetë pak i hidhur, ndërsa një shalqi me hormone të rritjes mund të shkaktojë helmim. Prandaj është më mirë të mos e hani nëse e shihni frutin në këtë gjendje.
Vendosni një copë tul në ujë përpara se të hani një shalqi
Si të dalloni që me shikim të parë se shalqiri
Ju mund të kontrolloni përqendrimin e nitrateve në një shalqi dhe të shmangni helmimin duke vendosur një pjesë të vogël të tulit të tij në ujë të pastër në temperaturën e dhomës. Nëse fruti është i rrezikshëm, uji do të marrë një ngjyrë rozë të ndezur dhe është më mirë ta hidhni në kosh.
Një shalqi nuk duhet të jetë i lehtë kur e ngrini
Si të dalloni që me shikim të parë se shalqiri
Ndonjëherë edhe një lëkurë e bukur dhe e lëmuar, një nuancë e verdhë dhe një bisht i thatë nuk mund të garantojnë që ky shalqi është i shijshëm. Mos harroni ta peshoni gjithmonë përpara se ta blini – duhet të jetë i dendur dhe i rëndë.
Kur zgjidhni një shalqi, kërkoni për gjurmë të vogla ngjyrë bezhë në lëkurë.
Si të dalloni që me shikim të parë se shalqiri
Këto ‘vraga’ ngjyrë bezhë në lëkurën e lëmuar të shalqirit janë vendet ku bletët ‘provuan’ tulin e tij. Studiuesit shprehen se këto shalqinj janë zakonisht shumë të ëmbël/living
E-Diaspora
-
Nëntë kompani të IT-së nga Kosova, në panairin “DMEXCO 2023” në Gjermani Mësohet se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e...
-
Cyrih: Inxhinieri shqiptar, emër suksesi në kompaninë e njohur “Terra Vermessungen” AG
-
WORKSHOP PËR PËRGATITJEN E PENSIONIT
-
Francë: Regjisorja dhe aktorja shqiptare që përmes filmave i jep zë Kosovës
-
Gramoz Krasniqi, me aftësi të kufizuara, yll në skenat gjermane
Jeta në Zvicër
-
Vdekja e rekrutit të ushtrisë zvicerane pas stërvitjes, ngre pikëpyetje mbi shëndetin e tij Të mërkurën në mbrëmje, një rekrut i ushtrisë zvicerane vdiq pas një stërvitjeje. Sipas mjekut sportiv...
-
Pika e re e përkohshme për të varurit nga droga në Cyrih
-
Ndalohet reklamimi i duhanit në mediat e shkruara në Zvicër
-
Dy universitete zvicerane renditen në mesin e 10 më të mirëve të Evropës
-
Vdes një rekrut pas stërvitjes në ushtrinë zvicerane