Shkurt.ch
Si të rifillojmë punën pas pushimeve
Nga pushimet në jetën zyrtare, tranzicioni mund të jetë i vështirë. Disa këshilla për të mos u fundosur kur ktheheni në punë dhe si t’ia bëni për të kryer punën tuaj në kushte më të mira. E përditshmja “Tribune de Genève” i kushton një shkrim të tërë kësaj çështjeje, e cila prek secilin prej nesh.
Mirupafshim, rërë e nxehtë, përshëndetje kamion i stërmbushur me e mail-a. Pas dy javësh me këmbë në det, një ndjenjë e vogël ankthi mund të lindë në brendinë tonë të thellë. Lista e pafund e detyrave, telefonata, takimet: përditshmëria vërtet do të rifillojë. Disa këshilla nga revista Fast Company për të menaxhuar sa më mirë kthimin nga pushimet.
E-mailat e palexuar me dhjetëra
E-mailat e palexuar me dhjetëra: një vizion që frikëson shumë. Nëse nuk i keni lexuar ata më parë, ju mund t’i lexoni gjatë udhëtimit të kthimit.
“Kjo është mënyra më e mirë për të kontrolluar shpejt nëse keni humbur diçka gjatë mungesës suaj”, tregon Daina Middleton, një udhëheqëse e grupit Publicis. “Leximi i e mailava gjatë udhëtimit më ndihmon të lidhem sërish me punën time dhe të organizoj mentalisht javën time të punës”.
Një tjetër zgjidhje: parashikoni një ditë në shtëpi pas pushimeve para se të rifilloni punën. Kthehuni mbrapa të shtunën, për shembull, kështu që mund t’i kushtoni një pjesë të së dielës organizimit të së nesërmes. “Kjo redukton stresin e rifillimit dhe mundëson një kthim në realitet më të butë”, pohon specialistja.
Llogaritni kohën e vonesës
Në agjendën e ditës së parë të punës duhet të hani mirë mëngjesin, i cili rigjeneron si dhe të bëni stërvitje. Këto të dyja janë të pashmangshme. Pastaj, para se të filloni aktivitetin tuaj këshillohet të përcaktoni një vend për t’i kryer detyrat që janë me vonesë. “Nëse zakonisht ju merrni 30 minuta çdo mëngjes për të lexuar e-mailat tuaj si dhe për të organizuar pjesën e ditës suaj, atëherë duhet të shtoni këtë kohë me numrin e ditëve të mungesës”, thotë CEO i firmës konsultuese të kompanisë David Allen.
Dëlirni aktivitetet tuaja
Gjeni një kohë në kalendarin tuaj për të hyrë në kontakt me bashkëpunëtorët tuaj. Në këto takime mund të përmbledhin ide të reja që kanë dalë gjatë pushimeve. “Kjo është gjithashtu një kohë e mirë për të dëlirur përmes aktiviteteve tuaja të përditshme”, këshillon Carson Tate, specialist i punës. “Për shembull, mendoni se si ju mund t’i përcillni më mirë informacionet në mënyrë më efikase”.
Mundohuni të mos humbni kohë
Nuk është e nevojshme që t’i përcaktoni vetes detyra sfiduese në ditët e para. “Tregoni fotot tuaja, flasni për udhëtimin tuaj, jepni vetes kohë”, thotë Carson Tate. Bota nuk do të rrëzohet gjatë mungesës suaj. “Megjithatë, duhet të jeni i kujdesshëm që të mos fundoseni në një dinamikë të palëvizshmërisë. “Merrni masat e duhura para dhe pas pushimeve”, rekomandon një ekspert. Mosproduktiviteti është vendimtar për të motivuar dhe për të gjeneruar ide të reja”.
Përgatisni pushimet tuaja të ardhshme
Ndërsa kalendari është i mbushur me takime dhe afate, nuk duhet të harroni të vendosni gjithashtu kohën e pushimeve të ardhshme, kjo ndihmon në momentet dëshpëruese.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












