Tematike
Si të votoni?
Pesë këshilla për t’ jua lehtësuar votimin për zgjedhjet federale 2011
Më 23 tetor 2011 mbahen votime të rëndësishme federale në Zvicër ku do të zgjedhen deputetët e dy dhomave. Në funksion të rezultateve të ketyre zgjedhjeve, do të zgjedhen shtatë Këshilltarët e ardhshëm federal.
Pjesmarrja në këto votime është e një rëndësie të veçantë. Prandaj, i ftojmë lexuesit e albinfo.ch që të nxisin pjesmarrjen në këto votime të diasporës shqiptare me shtetësi zvicerane.
Përballë kompleksitetit të proçesit të votimit, albinfo.ch ju prezanton disa shpjegime për të ju lehtësuar sa më shumë aktin e votimit.
Zgjedhja e thjeshtë
Zgjedhja më e thjeshtë për të votuar është marrja e një liste, e cila i korrespondon partisë së zgjedhur ose një nga variacionet e saj (rajoni, të rinjtë ose të moshuarit). Duhet të vendosni vetëm një listë në zarf. Në kutinë e votimit, lista e të gjitha votave për partinë.
Zgjedhja e dyfishtë
Mund të zgjedhni një listë dhe ta ndryshoni, duke fshirë me vizë kandidatët që nuk i dëshironi, ose duke votuar dy herë për të njëjtin kandidat. Ju keni po ashtu mundësinë të shtoni emrin e një kandidati të një partie tjetër. Në këtë rast votat e dhëna i shkojnë palës tjetër.
Zgjedhje e personalizuar
Mund të zgjedhni formularin bosh që gjendet bashkë me listat e tjera. Aty mund të shtoni të gjithë kandidatët, pavarësisht partisë. Në rast se një listë përmban më shumë emra se sa ka vende, atëherë emrat e tepërt (ata në fund të listës) përjashtohen vetvetiu.
Çfarë duhet ditur
Vetëm emrat e shkruar me dorë janë të vlefshëm. Nuk mund të mbushni formularët me makinë shkrimi, si dhe nuk mund t’i shlyeni emrat me Tipp-Ex, përndryshe lista e juaj mbetët e pavlefshme. Rregulla e vetme për vlefshmërinë e listës qëndron në faktin se emri duhet të jetë i lexueshëm (pavarësisht radhitjes emër, mbiemër si dhe germat e madhe shtypit).
Po ashtu numrat para emrave janë fakultativë.
Mos harroni se…
Zgjedhësi duhet të përdorë vetëm materialin zyrtar të votimit. Komente, fshirje, ose shenja vizatimi anulojnë formularin në fjalë. Në rast se dërgoni listën tuaj përmes postës, duhet të nënshkruani kartën e votimit tuaj, por jo zarfin ose listën me kandidatët e përzgjedhur. Afati i fundit për dërgesën përmes postës është të premten, më 21 tetor, në orën 17:00.
Lexoni po ashtu :
Zgjedhjet federale 2011: Funksionimi i partive nacionale (4)
Zgjedhjet federale 2011 : midis sfidave politike, zgjedhjet e qeverisë (3)
Zgjedhjet federale 2011: Partitë politike në gara (2)
Zgjedhjet federale : tani tetë muaj (1)
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit










