Bota
Si u festua Viti i Ri në qendrat e mëdha botërore
Më shumë se 100 mijë fishekzjarre ndriçuan qiellin dhe mahnitën mijëra spektatorë
Nju-Jorku lëshoi topin e tij të kristaltë, për të hyrë në 2020 në Times Square-in e mbushur plot pasi festimet e shënjuara edhe nga krizat, në vende të tjera, i dhanë fund një viti trazirash në të gjithë botën, me Parisin e gjunjëzuar nga grevat që sidoqoftë festoi me fishekzjarre dhe me Big Benin në Londër që kumboi sërish pas punimeve të gjata të restaurimit.
Miliarda njerëz në gjithë botën iu gëzuan ardhjes së 2020 pas një viti të trazuar të dominuar nga demonstrimet që kërkonin revolta politike dhe aksion për ndryshimet e klimës.
Performuesit në Times Square, mes të cilëve edhe Alanis Morissette, pushtuan skenën para performancës së shumëpritur të sensacionit K-Pop, BTS, transmeton TCH.
Në Kili ndërkohë, me mijëra demonstrues u mblodhën në sheshin Italia të Santiagos, epiqendra e protestave kundër qeverisë së vendit që nga tetori, për të festuar një vit të ri me dinjitet. Por, një nga festat më të mëdha të vitit të ri, u mbajt pa dyshim në Rio De Janeiro, në Brazil, me rreth 3 milionë pjesëmarrës. Pjesa më e madhe e tyre, të veshur me të bardha, ndiqnin koncertet dhe panë spektaklin tradicional të fishekzjarreve në plazhin Copacabana, përcjell albinfo.ch.
Në kryeqytetin francez, dhjetëra e mijëra vetë u mblodhën në Champs Elysees, pavarësisht grevës së transporteve që ka shkaktuar javë telashe për udhëtarët. Edhe vetë festuesit u mblodhën në shëtitore duke shkuar atje më këmbë, me biçikleta apo me taksi, për të pritur dekadën e re nën spektaklin e dritave që ndriçoi harkun e triumfit.
Ndërsa në Londër, mijëra njerëz u mblodhën në brigjet e Tamizit për të parë fishekzjarret e hedhura nga syri i Londrës, në të fundit vit të ri para Brexitit.
Kambanat e Big Benit kumbuan për 12 herë pasi kishin qëndruar të heshtura prej kohësh.
Fishekzjarret ofruan një spektakël të rrallë edhe në Rubai, përreth Burhj Khalifa-s, ndërtesës më të gjatë në botë.
Në Bregun e Fildishtë, spektakli piroteknik u reflektua në ujërat e lagunës Ebrie ndërsa Sidnei, i mbuluar nga tymi i zjarreve që po zhurisin të gjithë Australinë, hyri në vitin e ri me një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarresh, pavarësisht një peticioni për anulimin e tij që u nënshkrua nga më shumë se 280 mijë vetë. Por spektakli vazhdoi. Më shumë se 100 mijë fishekzjarre ndriçuan qiellin dhe mahnitën qindra e mijëra spektatorë.
Pas më shumë se gjashtë muajsh demonstrata të përvitshme, Hong Kongu hyri në 2020 me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Protestuesit pro demokracisë, nuk u ndalën as gjatë ndërrimit të viteve.
Në Korenë e Veriut, një turmë e madhe u mblodh për një koncert në qendër të Penianit ndërsa mesnata trokiti. Fishekzjarret u dogjën në qiell mbi një skenë të ndriçuar ku u panë shumë performanca.
Përtej kufirit, jug-koreanët, mbajtën ceremonitë e kambanave, një ritual tradicional që shënon fillimin e vitit të ri, me mijëra vetë që ndoqën në qendër të Seulit performancat e yjeve koreanë të popit.
Ndërsa në Moskë, presidenti Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij të vitit të ri, 20 vite pasi mori frenat e vendit nga boris jeltsin. Rusia festoi dekadën e re, e ndarë në zona të ndryshme kohore, me moskovitët që mbushën qendrën e kryeqytetit për të ndjekur spektaklin e fishekzjarreve mbi kremlin.
Nju Jorku lëshoi topin e tij të kristaltë, për të hyrë në 2020 në Times Square-in e mbushur plot pasi festimet e shënjuara edhe nga krizat, në vende të tjera, i dhanë fund një viti trazirash në të gjithë botën, me Parisin e gjunjëzuar nga grevat që sidoqoftë festoi me fishekzjarre dhe me Big Benin në Londër që kumboi sërish pas punimeve të gjata të restaurimit.
Miliarda njerëz në të gjithë botën iu gëzuan ardhjes së 2020 pas një viti të trazuar të dominuar nga demonstrimet që kërkonin revolta politike dhe aksion për ndryshimet e klimës.
Performuesit në Times Square, mes të cilëve edhe Alanis Morissette, pushtuan skenën para performancës së shumëpritur të sensacionit K-Pop, BTS, transmeton TCH.
Në Kili ndërkohë, me mijëra demonstrues u mblodhën në sheshin Italia të Santiagos, epiqendra e protestave kundër qeverisë së vendit që nga tetori, për të festuar një vit të ri me dinjitet. Por, një nga festat më të mëdha të vitit të ri, u mbajt pa dyshim në Rio De Janeiro, në Brazil, me rreth 3 milionë pjesëmarrës. Pjesa më e madhe e tyre, të veshur me të bardha, ndiqnin koncertet dhe panë spektaklin tradicional të fishekzjarreve në plazhin Copacabana, përcjell albinfo.ch.
Në kryeqytetin francez, dhjetëra e mijëra vetë u mblodhën në Champs Elysees, pavarësisht grevës së transporteve që ka shkaktuar javë telashe për udhëtarët. Edhe vetë festuesit u mblodhën në shëtitore duke shkuar atje më këmbë, me biçikleta apo me taksi, për të pritur dekadën e re nën spektaklin e dritave që ndriçoi harkun e triumfit.
Ndërsa në Londër, mijëra njerëz u mblodhën në brigjet e Tamizit për të parë fishekzjarret e hedhura nga syri i Londrës, në të fundit vit të ri para Brexitit.
Kambanat e Big Benit kumbuan për 12 herë pasi kishin qëndruar të heshtura prej kohësh.
Fishekzjarret ofruan një spektakël të rrallë edhe në Rubai, përreth Burhj Khalifa-s, ndërtesës më të gjatë në botë.
Në Bregun e Fildishtë, spektakli piroteknik u reflektua në ujërat e lagunës Ebrie ndërsa Sidnei, i mbuluar nga tymi i zjarreve që po zhurisin të gjithë Australinë, hyri në vitin e ri me një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarresh, pavarësisht një peticioni për anulimin e tij që u nënshkrua nga më shumë se 280 mijë vetë. Por spektakli vazhdoi. Më shumë se 100 mijë fishekzjarre ndriçuan qiellin dhe mahnitën qindra e mijëra spektatorë.
Pas më shumë se gjashtë muajsh demonstrata të përvitshme, Hong Kongu hyri në 2020 me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Protestuesit pro demokracisë, nuk u ndalën as gjatë ndërrimit të viteve.
Në Korenë e Veriut, një turmë e madhe u mblodh për një koncert në qendër të Penianit ndërsa mesnata trokiti. Fishekzjarret u dogjën në qiell mbi një skenë të ndriçuar ku u panë shumë performanca.
Përtej kufirit, jug-koreanët, mbajtën ceremonitë e kambanave, një ritual tradicional që shënon fillimin e vitit të ri, me mijëra vetë që ndoqën në qendër të Seulit performancat e yjeve koreanë të popit.
Ndërsa në Moskë, presidenti Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij të vitit të ri, 20 vite pasi mori frenat e vendit nga boris jeltsin. Rusia festoi dekadën e re, e ndarë në zona të ndryshme kohore, me moskovitët që mbushën qendrën e kryeqytetit për të ndjekur spektaklin e fishekzjarreve mbi kremlin.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran













