Shqipëria
Si u konfiskuan mbi 3 milionë euro dhe të kujt ishin këto para
Policia deklaroi se shuma e konsiderueshme e mbi 3 milionë eurove ishte porositur nga shtetasit E.V. dhe A.V., që të dy nga Peshkopia, por me banim në Tiranë
Tre milionë e 366 mijë e 800 euro, 80 mijë franga belge e mes tyre edhe 100 euro false u sekuestruan nga policia në sediljet dhe dyert e dy Toyotave, të cilat zbarkuan në Portin e Durrësit.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit njofton se fillimisht është vënë në dijeni nga burimet vendase për ngarkesën e dyshimtë, për të cilën ishin njoftuar pikat kufitare.
Një ditë pas këtij informacioni, më datën 21 qershor, thuhet në reagimin e policisë, gjatë punimeve të Parlamentit është bërë publik fakti lidhur me një automjet “Toyota Yaris”, brenda të cilit gjendeshin 1.5 milionë euro të zbuluara në Gjermani.
Pak orë pas këtij informacioni të dhënë nga Lulzim Basha, në orën 17:00, një agjenci ligjzbatuese ka njoftuar sërish policinë për ngarkesën me trajler, që do të vinte nga Gjermania e mes tyre kishte një sasi eurosh të padeklaruara, shkruan Top Channel.
Policia ka shpjeguar se gjatë kontrolleve në mjetin tip “bizart” të drejtuar nga A. Çeku dhe me pronar K. Likën u zbulua shuma e konsiderueshme e eurove dhe frangave, përcjell albinfo.ch.
Përveç dy shtetasve të mësipërm janë arrestuar gjithashtu edhe E. Lika, administratori i firmës dhe trajlerit që transportonte makinat si dhe A.Mollaymeri.
Ata pritet të përballen me veprën e “pastrimit të parave” dhe “falsifikimit të monedhave”si dhe “armëmbajtjes”.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy shtetas nga Peshkopia, banues në Tiranë, të moshës 33 dhe 38 vjeç.
Policia deklaroi se shuma e konsiderueshme e mbi 3 milionë eurove ishte porositur nga shtetasit E.V. dhe A.V., që të dy nga Peshkopia, por me banim në Tiranë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













