Futboll
Si u mashtruan tifozët nga diaspora me bileta
Vazhdojnë problemet për të siguruar një biletë për ndeshjen Kosovë-Angli
Interesimi është i madh për ndeshjen Kosovë-Angli, derisa numri i biletave është shitur në kohë rekord, shkruan albinfo.ch.
Megjithatë, kishte shumë akuza drejt kompanisë që shet biletat online se po shesin në mënyrë jo të organizuar dhe jo të rregullt, kurse biletat kanë dalë në tregun e zi.
Për ndeshjen në Prishtinë kanë ardhur edhe shumë tifozë nga diaspora, por që nuk kanë marrë biletë, edhe pse u ishte premtuar.
Një tifoz kështu ka shprehur mllefin e tij. “Një pjesë e tifozëve të ardhur nga Zvicra që po i takoj sot në Prishtinë, kanë mbetur pa bileta, ndonëse ato u janë premtuar. Pra, ata kanë ardhur në Kosovë me premtimin që biletat do t’i marrin kur të vijnë në Prishtinë.
Në Prishtinë, në fakt, bileta ka sa të duash, por vetëm në tregun e zi dhe ate me një çmim fillestar, prej 100€…
Për ata që kanë rezervuar e iu kanë premtuar biletat, pra për shacat, s‘ka – ka ndodhë një keqkuptim“, iu kanë thënë.
Ato bileta kanë qenë të ndara për grupin e tifozëve „Dardanët“ (dhe janë shitur për 5€). Kurse tani i kanë nxjerrë në treg të zi për 100€.
Turp!”, ka shkruar një tifoz nga diaspora në Facebook.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












