Shkurt.ch
Siemens shuan 15 mijë vende pune
Por 15 mijë veta nuk do të humbin punën. Siemens do të përpiqet të punësojë ata punëtorë në vende tjera të punës brenda koncernit.
Koncerni i madh gjerman Siemens ka vendosur të shuajë 15 mijë vende pune në gjithë botën. Këtë e ka planifikuar që ta bëjë gjatë vitit 2014, në kuadër të një programi të kursimeve, njofton agjencia gjermane e lajmeve dpa duke cituar një zëdhënës të kompanisë në Munih. Sipas këtij njoftimi, vetëm në Gjermani, do të shuhen 5000 vende pune.
Gazeta “Welt am Sontag” kishte shkruar më parë se gjatë vitit të ardhshëm Siemens do të shuante rreth 10 mijë vende pune , por deri në deklarimin e sotëm, Siemens kishte heshtur.
Por zëdhënësi ka thënë se kjo nuk do të thotë se 15 mijë njerëz do të mbeten pa punë. Sidomos në Gjermani por edhe jashtë saj Siemens do të përpiqet të punësojë ata punëtorë në vende tjera të punës brenda koncernit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











