Lajme
Sigurimi shëndetësor dixhital në Zvicër: Kursime të mundshme mes sfidave teknike dhe sociale
Rritja e vazhdueshme e kostove të kujdesit shëndetësor në Zvicër po nxit kompanitë e sigurimeve të ofrojnë zgjidhje inovative për të lehtësuar barrën mbi sistemin. Modelet dixhitale të sigurimit shëndetësor, të ofruara përmes aplikacioneve të posaçme, premtojnë eficiencë dhe kursime — por gjithashtu ngrenë pikëpyetje mbi qasjen, sigurinë dhe drejtësinë, shkruan SRF.
Sipas Thomas Gächter, ekspert për sigurimet shoqërore, modelet dixhitale ofrojnë “një potencial të konsiderueshëm kursimesh”, duke shmangur vizitat e panevojshme te mjekët dhe duke përdorur më mirë stafin ekzistues. Shoqata prio.swiss vlerëson se këto modele ndihmojnë në uljen e ngarkesës mbi sistemin e kujdesit shëndetësor, transmeton albinfo.ch.
Gjithçka përmes aplikacionit — por jo për të gjithë
Në teori, modelet dixhitale janë të thjeshta: përmes një aplikacioni, pacientët mund të rinovojnë receta, të konsultohen me mjekë përmes video-thirrjes, të vlerësojnë simptoma me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe të dërgojnë foto për diagnostikim. Në këmbim, ata marrin zbritje në primet e sigurimit.
Por në praktikë, Fondacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit paralajmëron për një hendek dixhital që përjashton njerëzit me aftësi të kufizuara teknologjike ose ata pa akses në pajisje të përshtatshme.
Teknologjia, mjeti që mund të dështojë
Rasti i Medgate, një nga ofruesit kryesorë të këtyre shërbimeve, tregon për dobësitë teknike të sistemit. Pas një përditësimi në vjeshtën e 2024, disa funksione nuk funksionuan për muaj. Edhe pse komunikimi me mjekun ishte ende i mundur me telefon, organizata SPO thekson se varësia nga teknologjia mbart rreziqe serioze për pacientët.
Një tjetër problem i rëndësishëm është mungesa e stafit mjekësor. Edhe ofruesit dixhitalë, që operojnë me ekipe në distancë, hasin në kufizime kur sistemi është i mbingarkuar. Në raste të tilla, aplikacionet ndalojnë funksione si biseda me mjekun — pikërisht atëherë kur pacienti ka më shumë nevojë, transmeton albinfo.ch.
Përgjegjësi e njëanshme?
Kritika shtesë vjen nga organizatat e pacientëve që nënvizojnë mungesën e simetrisë në përgjegjësi: pacientët penalizohen nëse ndjekin rrugë tradicionale pa përdorur aplikacionin, ndërsa kompanitë e sigurimeve nuk kompensojnë dështimet teknike. Gächter, nga ana e tij, i minimizon këto probleme duke theksuar se pacientët gjithsesi përfitojnë nga çmimet më të ulëta.
E ardhmja: modele më të qëndrueshme dhe transparente?
Pavarësisht dobësive aktuale, ekspertët mbeten optimistë. “Koha është e pjekur për modele që funksionojnë me besueshmëri,” thotë Gächter. Ai thekson rëndësinë që pacientët të jenë të informuar për alternativat në rast dështimi të teknologjisë. Avokati i Popullit rekomandon kontakt të drejtpërdrejtë me kompaninë e sigurimeve dhe marrjen e lejes me shkrim për të ndjekur trajtim tradicional në raste emergjente, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










