Lajme
Simulon vdekjen për të vënë në sprovë të dashurën
E kurdisi ashtu punën që e dashura e tij të mbërrinte në momentin e duhur për tu bërë dëshmitare e gjallë e “ndeshjes së tmershme"
Një rus i pasur kishte planifikuar të martohej me mikeshën e tij por para kësaj, dëshironte të vente në provë dashirinë e saj ndaj tij. Për të bërë këtë ai mendoi një plan mjaft të përçudshëm: inskenoi vdekjen e tij në një aksident. Rusi Alexey Bykow nuk kurseu paratë as përpjekjet për t`i përgatitur të dashurës befasinë e tmershme. Ai kishte angazhuar një stuntman (kaskader) , një artist maskash, një skenarist dhe një regjisor për të inskenuar një aksident që të dukej si i vërtetë.
Ai e kurdisi ashtu punën që e dashura e tij Irina Kolokow të mbërrinte në momentin e duhur në vendin ku “do të ndodhte” aksidenti për tu bërë dëshmitare e gjallë e “ndeshjes së tmershme”.
“E pashë Alexeyn të larë në gjak që ishte shtrirë në rrugë. Një mjek më tha se ai kishte vdekur dhe unë shpërtheva në lot”, ka treguar për mediet e mashtruara atë që kishte parë. Pikërisht këtë efekt kishte dashur ta realizonte Alexey: “ta bënja Irinën të kuptonte se sa e zbrazët do të ishte jeta pa mua”.
Bykow nuk e kishte lënë gjatë Irinën të vajtonte. Ai ishte ngritur “së vdekurish” dhe ia kishte bërë asaj lutjen për martesë. Kjo e fundit ishte aq e mllefosur me mashtrimin dhe tronditjen e pësuar sa që më me dëshirë do ta nbyste, kësaj radhe pa simulim, të dashurin. Por, megjithatë kishte zbutur qëndrimin dhe i kishte thënë “Po” Alexeyt. Ndërsa ky i kishte premtuar se nuk do të vinte më dashurinë e saj në prova të tilla të rrezikshme dhe të kushtueshme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











