Tematike
Sindikalistët shqiptarë i kërkojnë pensionet ministrit Berset
Ministrit iu dorëzua një letër, në të cilën kërkohet mbështetje për zgjidhjen e problemit me pensionet e punëtorëve nga Kosova.
Sot në Cyrih po mbahet kongresi i sindikatës më të madhe zvicverane, Unia. Në këtë sindikatë marrin pjesë një numër i madh shqiptarësh, si anëtarë por edhe si aktivistë dhe funksionarë të saj. Përfaqësues shqiptarë kanë qenë pjesëmarrës edhe në këtë kongres, në mesin e të cilëve edhe grupi i aktivsitëve shqiptarë nga Cyrihu.
Në kongres, si mysafir ka marrë pjesë edhe ministri i brenshëm, Alain Berset.
Gjatë fjalës përshëndetëse të Ministrit Berset para delegatëve të Kongresit të Sindikatës Unia, grupi i sindikalistëve shqiptarë, respektivisht kryetari i grupit, Xhafer Sejdiu dhe pjesëtarë të komisionit për migracion Osman Osmani etj., dalin me pankarta para ministrit. Në to thuhet: Jo vjedhjes së pensioneve; Pensione korrekte dhe për pensionistët nga Kosova.
Ministrit në vazhdim iu dorëzua një letër, në të cilën kërkohet mbështetje për zgjidhjen e problemit me pensionet e punëtorëve nga Kosova. Kështu njoftojnë dy aktivistë sindikalë shqiptarë, Faton Topalli dhe Hilmi Gashi në një shkresë për mediet shqiptare
Arsyeja përse sindikalistët shqiptarë i janë drejtuar z. Berset lidhet me faktin se në kuadër të kësaj Ministrie është edhe Drejtoria për Sigurimet Shoqërore. Kjo drejtori e është përgjegjëse për Marrëveshjet ndërshtetërore për Sigurime Sociale.
Ministrit i janë drejtuar edhe Rita Schiavi, anëtare e Drejtorisë Qendrore dhe Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion, duke kërkuar mbështetjen e tij. Osmani dhe Shiavi i kërkuan Ministrit Alain Berset mbështetjen e tij për pensionet e shtetasve të Kosovës duke i bërë të ditur atij se “me dhjetëra pensionist të pleqërisë, trashëgimtarë të tyre dhe invalidë, presin që më në fund të marrin pensionet e tyre, për të cilat kanë punuar me vite të tëra në Zvicër dhe kanë paguar kontributet e tyre në arkat e sigurimeve përkatëse.
Historia e pensioneve për shtetasit nga Kosova ka filluar para tri vitesh kur Qeveria zvicerane ka shfuqizuar njëanshëm marrëveshjen për pensionet me Kosovën. Që nga ajo kohë është duke u zvarritur zgjidhja e kësaj çështjeje, për çfarë kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë edhe institucionet kosovare.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime










