Kosova
“Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmet terroriste që po i bëjnë grupet kriminale ndaj shtetit tonë”
Sindikata e Policisë së Kosovës ka dalë me komunikatë për media në lidhje me sulmin e mëngjesit të sotëm në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku ka mbetur i vdekur një polic dhe një tjetër është plagosur.
Përmes komunikatës, nga kjo sindikatë kanë dënuar ashpër sulmet, përcjell albinfo.ch.
“Sindikata e Policisë së Kosovës u shpreh ngushëllime familjes së ngushtë, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, kurse policit të lënduar i urojmë shërim të shpejtë. Sindikata e Policisë së Kosovës është duke përcjellë nga afër zhvillimet e ditës së sotme dhe dënon ashpër sulmet terroriste që po i bëjnë grupet kriminale ndaj shtetit tonë. Policia e Kosovës është duke vepruar sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese në mbrojtje të integritetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin Një kolektiv prej më shumë se 250 akademikësh nga Zvicra i dërgoi një letër të hapur... -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni -
Hulumtimi i ri: Shoferët në Cyrih bllokohen në trafik për 94 orë në vit -
Të ardhurat nga ilaçet zvicerane ulen për shkak të uljes së çmimeve -
Kantonet malore nuk duan të shfuqizojnë vlerën e tyre të qirasë para vitit 2030










