Lajme
Sindikata i jep një muaj afat Qeverisë
Nëse rrogat e shkurtit nuk dalin me rritjet e premtuara nga Qeveria në largim, atëherë do të ketë grevë të përgjithshme në Kosovë. Kështu u kërcënuan sot kreret sindikalë, pas anulimit të dhënies së rrogave të janarit me rritje.
Në shenjë pakënaqësie për mosarritjen e rrogave, mësimdhënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë sot janë futur në grevë.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Shkollave të Kosovës (SBASHK), sindikatës më të madhe në Kosovës, Ali Shabanaj ka konfirmuar grevën në këtë gjimnaz, por, sipas tij, ky gjimnaz nuk është pjesë e SBASHK-ut. Po ashtu në grevë janë edhe një pjesë e mësimdhënësve të gjimnazit “Eqrem Çabej” në Prishtinë.
Sipas Shabanajt, këshilli i SBASHK-ut, ka marr vendim për të mos hyrë në greva, duke I dhënë Qeverisë kohë edhe një muaj, deri në miratimin e Buxhetit, dhe nëse as atëherë nuk realizohet ngritja e rrogave, do të ndërmarrin vetë masa.
Ndërsa kryesindikalisti i Kosovës, Haxhi Arifi pret reagimi i vendimit të Qeverisë për rritje rrogash pas miratimit të Buxhetit. Ai tha se për këtë çështje do të takohet me ambasadorin amerikan Christopher Dell dhe me përfaqësues të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare. Arifi tha se është për realizimin e kërkesave nëpërmjet dialogut dhe forma e fundit do të jetë greva dhe protesta.
Ndryshe, Qeveria edhe pa u miratuar Buxheti për vitin 2011 ka mundur të realizojë rritej e rrogave pasi që mund të shfrytëzojë një të dymbëdhjetën e Buxhetit.
Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar rritje pagash për shërbyesit civilë, punëtorët e arsimit parauniversitar dhe ata të shëndetësisë rritje pagash 50 për qind. Kjo rritje duhej të fillonte të merrej me pagat e janarit, pasi që premtimi i Thaçit ishte bërë vendim qeveritar.
Zëvendësministri i Ekonomisë e Financave, Bedri Hamza, dje, bëri të ditur se rrogat do të ishin ato që kanë qenë para rritjes së premtuar dhe se duhej të konsideroheshin paradhënie, kurse me rritje do t’i merrnin pasi të miratohej buxheti nga përbërja e re Kuvendit të Kosovës.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka tërhequr vërejtjen që kur u bën premtimet për rritje, se do të shkelej marrëveshja e Qeverisë së Kosovës me të po ndodhi siç thoshte kryeministri dhe se nuk do të kalonte pa pasoja.
Mosrritja e rrogave erdhi edhe si presion i shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith.
Ambasada amerikane në Prishtinë e ka mbështetur vendimin për anulimin dhënies së rrogave me rritjet e premtuara.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











