Lajme
Sindikatat kërcënojnë me protesta
Më shumë se 60 mijë kosovarë janë deklaruar kundër privatizimit të PTK-së, KEK-ut dhe Trepçës. BSPK paralajmëron protestë më 20 shtator
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka mbledhur më shumë se 60 mijë nënshkrime të qytetarëve kosovarë, për të kundërshtuar shitjen e Postës dhe Telekomit të Kosovës, Korporatës Energjetike dhe kompanisë Trepça. Nëse nuk respektohet ky peticion dhe vullnet qytetarë, BSPK paralajmëron greva.
Këtë qëndrim të Bashkimit të Sindikatave e ka shprehur kryetar i BSPK-së, Haxhi Arifi, në një konferencë për media. Ai tha se procesi i deritanishëm i privatizimit nuk ka sjelle progres, por vetëm probleme dhe krize, prandaj BSPK, siç tha ai, kundërshton fuqishëm privatizimin e këtyre tri ndërmarrjeve.
Peticionin kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike PTK, KEK dhe likuidimin e Trepçës, sipas Arifit, e kanë nënshkruar 61,539 qytetarë. Prandaj ai kërkoi nga Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës që ta marrin parasysh vullnetin e qytetarëve dhe të sindikatave të shprehur në peticion.
“Nëse nuk respektohet peticioni, atëherë më 20 shtator do të organizohet një protestë e fuqishme për ta parandaluar nënshkrimin e kontratës ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe koncersiumit Limak-Çalik për shitjen e Rrjetit të Distribucionit të KEK- ut”, u shpreh Arifi.
Kjo protestë, siç tha më tej ai, është e pashmangshme në rast të mos miratimit të kërkesave të BSPK-së. “I bëjmë thirrje të gjithë punëtorëve dhe qytetare që janë të zhgënjyer më zhvillimet ekonomike në vend të bëhen bashkë për ta parandaluar një shkatërrim të mëtutjeshëm të ekonomisë tonë”, tha Arifi.
Kryetari i BSPK-së tha se është takuar edhe me përfaqësuesit e grupeve parlamentare të LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe AKR-së ,dhe nga të gjithë këto parti politike kanë marrë zotime se në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës që do të mbahet me datën 17 shtator, do të mbështet mocioni për ndërprerjen e privatizimit të PTK-së, KEK-ut dhe likuidimin e Trepçës.
Dy javë më parë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka nisur një peticion kundër privatizimit të këtyre ndërmarrjeve. Këtij peticion menjëherë iu janë bashkuar disa nga ligjvënësit kosovarë që vijnë nga tabori i opozitës, ndërsa iu janë bashkuar edhe shumë punëtorë të disa ndërmarrjeve të privatizuara.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












