Shkurt.ch
Sindikatat: Shtohen dallimet mes pagave
Pagat e menaxherëve janë rritur për 56 për qind, ndërsa ato të të punësuarve tjerë kanë shënuar rritje 5 për qind
Diferenca në lartësinë e rrogave në mes të menaxherëve dhe të punësuarve tjerë, është rritur dukshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, konstaton federata e sindikatave zvicerane “Travail Suisse”.
Sipas të dhënave të saj, pagat e menaxherëve gjatë kësaj periudhe janë rritur për 56 për qind , ndërkohë që pagat reale të të punësuarve tjerë kanë shënuar rritje prej gjithsej 5 për qind.
“Travail Suisse” më tutje konstaton se dallimet në mes të pagës më të ulët dhe asaj më të lartë vezhdon të jetë më i madhi pikërisht në ato ndërmarrje ku ky dallim ka qenë edhe para 10 vitesh. Këtu bëjnë pjesë gjigantët financiarë dhe ekonomikë të Zvicrës si: UBS, CS, Novartis, Roche dhe Nestle.
Ndërsa në disa firma të nivelit të mesëm, dallimet mes pagave janë rritur veçanërisht shumë kohëve të fundit. Firma të tilla janë “Bäloise, Georege Fischer, Implenia, Kuoni, Lonza etj. këtu madje kemi edhe dyfishime e trefishime të dallimeve, konstaton Travailsuisse.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve











