Lajme
Sindikatat zvicerane: Pagat më të ulëta duhet të jenë të paktën 4500 franga
Kërkohet që të paktën 5000 franga të jetë paga mujore për të kualifikuarit ndërsa për punëtorët e pakualifikuar të paktën 4500 franga
Federata Zvicerane e Sindikatave (SGB) paralajmëron se hendeku i pagave në Zvicër po rritet, transmeton albinfo.ch. SGB ka njoftuar në konferencën e saj vjetore për media se diferencat në paga janë rritur.
Sipas raportit të shpërndarjes të publikuar të hënën nga SGB, punëtorët me paga të ulëta dhe të mesme tani marrin më pak paga në terma realë se në vitin 2016.
Vetëm dhjetë përqindëshit në krye të listës i janë rritur pagat realisht. Prandaj ofensiva e pagave është e nevojshme, është shprehur kryeekonomisti i SGB, Daniel Lampart.
Në vitin 2023, sindikatat do të fokusohen në zhvillimin e pagave. Ajo që kërkohet është rritja reale e pagave, një rregullim automatik i kostos së jetesës dhe të paktën 5000 franga paga mujore për njerëzit e punësuar që kanë një stazh, përcjell albinfo.ch. Punëtorët e pakualifikuar duhet të marrin të paktën 4500 franga, sipas sindikatave të Zvicrës.
Roli i sindikatave është shumë i rëndësishëm, është shprehur të hënën për mediat në Bernë Pierre-Yves Maillard, kryetar i Konfederatës së Sindikatave Zvicerane (SGB), përcjell albinfo.ch. Kjo u dëshmua së fundmi në rastin e rritjes së çmimeve. Është ende herët për të bërë një bilanc sa i përket zhvillimeve të pagave. Aty ku sindikatat kanë negociuar, megjithatë, rritjet janë afër inflacionit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore












