Shkurt.ch
Sinjale pajtimi nga Brukseli për Zvicrën
Një politikan i lartë i BE-së të premten ka deklaruar se një zgjidhje e mirë në çështjen e përparësisë së vendorëve në tregun zviceran të punës duket e mundshme Këtë deklarim ai e ka bërë duke iu referuar modelit të propozuar nga Qeveria e Zvicrës të “Përparësisë së moderuar të vendorëve”
Zvicra mund të marrë frymë më lehtë. Një politikan i lartë i BE-së të premten ka deklaruar se një zgjidhje e mirë në çështjen e përparësisë së vendorëve në tregun zviceran të punës duket e mundshme, shkruan srf.ch. Këtë deklarim ai e ka bërë duke iu referuar modelit të propozuar nga Qeveria e Zvicrës të “Përparësisë së moderuar të vendorëve”.
Kjo përbën një zgjidhje kompromisi në krahasim me atë të iniciativës kundër migracionit masiv të SVP-së për të cilën zviceranët kanë votuar në vitin 2014.
Politikanët zviceranë të shumicës së partive janë shprehur të lehtësuar pas sinjaleve të lëshimit pe nga BE-ja lidhur me këtë çështje, transmeton albinfo.ch. Kështu, deputetja nga SP/PS në Dhomën e Kantoneve Pascale Bruderer ka deklaruar me këtë rast se “kjo tregon se parlamenti është në rrugë të drejtë”.
Deputeti tjetër i kësaj dhome, Philipp Müller nga FDP/PLR e ka quajtur lajm pozitiv këtë sinjal nga Brukseli. Ai është shprehur i lehtësuar me faktin se propozimi i bërë nga Komisioni i Dhomës së Kantoneve nuk përbën shkelje të marrëveshjeve bilaterale me BE-në.
Edhe kolegu i tyre nga CVP/PDC, Pirmin Bischof e ka vlerësuar si hap pozitiv qëndrimin e zbutur të BE-së. Ai i gëzohet faktit se Brukseli duket se nuk këmbëngul më në jetësimin e iniciativës kundër migracionit masiv duke e lidhur atë me të ashtuquajturën marrëveshje institucionale kornizë, përcjell albinfo.ch. Ai madje, i trimëruar nga sinjalet pozitive të Brukselit mendon të bëjë një propozim paksa më të ashpër në këtë drejtim!
Siç mund edhe të pritej, vetëm nga SVP/UDC-ja reagimi nuk është pozitiv. Deputeti i kësaj partie Peter Föhn ka thënë me këtë rast se nuk është kurrfarë mrekullie pasi që BE-ja nuk ka çfarë të kontestojë, pasi që propozimet nga Zvicra janë tepër të buta.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës













