Lajme
Sipas Eurostat, Kosova ka çmimet e rrymës më të ulëtat në Evropë
Konsumatorët shtëpiakë të Kosovës, sipas raportit më të fundit të agjencisë zyrtare të statistikave të BE-së, Eurostat, paguajnë çmimet e energjisë elektrike më të ulëtat në Evropë. Raporti i publikuar së fundmi që merret me analizimin e pjesës së dytë të vitit 2019, thekson se çmimet e energjisë elektrike në Kosovë për amvisëri ishin 6.1 euro për 100 kilovatë/orë. Madje, Kosova ka diferencë të madhe me vendin e dytë, ku është renditur Serbia, që kishte çmime 7.2 euro apo 18 për qind më shtrenjtë.
Ndërkohë, vendet e tjera të rajonit kanë çmime shumë më të shtrenjta. Konsumatorët shtëpiakë në Bosnjë paguajnë 8.71 euro për 100 kilovatë/orë apo 44 për qind më tepër se në Kosovë, ndërsa në Shqipëri 9.1 euro apo 50 për qind më tepër se ne. Ndërkohë, Mali i Zi është më i shtrenjti në rajon me 10.1 euro. Pra, malazezët paguajnë çmime të energjisë elektrike 65 për qind më të larta se kosovarët, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Eurostat në vazhdimësi përcjell ndryshimet e çmimeve të energjisë elektrike si brenda ashtu edhe jashtë Bashkimit Evropian dhe është përgjegjëse për publikimin e statistikave me cilësi të lartë në mbarë Evropën që mundësojnë krahasime midis vendeve dhe rajoneve.
Në tabelën e mëposhtme shihet se çmimet më të larta për konsumatorë shtëpiak i kanë Danimarka, Gjermania dhe Belgjika, ndërsa çmimet më të ulëta Kosova. Pra, çmimet janë renditur nga më të lartat tek më të ulëtat dhe Kosova renditet e fundit me kodin shtetëror me të cilën njihet ndërkombëtarisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












