Lajme
Sipas Exit-Poll-it, PS del fituese
Sipas këtij sondazhi, partia e Edi Ramës do të marrë mes 45 dhe 49 për qind të votave. Pas kësaj vjen Partia Demokratike me 30-34 për qind, ndërsa e treta mbetet Lëvizja Socialiste për Integrim 11-15 për qind
Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri kanë përfunduar. Komisioni Zgjedhor kishte zgjatur orarin e votimit për një orë.
Afati për të votuar ishte shtyrë për një orë me një vendim të KQZ-së, i cili nuk ishte respektuar nga shumë komisionarë, raportojnë mediat në Tiranë.
Pjesëmarrja në votime ka qenë 35.77 përqind. Përqindja më e lartë është regjistruar në qarkun e Kukësit, ndërsa më së paku votues ka pasur në Shkodër, ku kanë votuar vetëm 32,56 për qind e qytetarëve me të drejtë votave.
Ndërkohë, Exit Poll-i i Ora News dhe IPR Marketing ka nxjerrë fituese Partinë Socialiste.
Sipas këtij sondazhi, partia e Edi Ramës do të marrë mes 45 dhe 49 për qind të votave.
Pas kësaj vjen Partia Demokratike me 30-34 për qind, ndërsa e treta mbetet Lëvizja Socialiste për Integrim 11-15 për qind.
LIBRA pritet të fitojë mes 1-3 për qind, ndërsa PDIU 3-5 për qind.
Sipas Exit Poll-it, në qarkun e Tiranës Partia Socialiste siguron nga 17-19 mandate, Partia Demokratike 11-13 mandate dhe Lëvizja Socialiste Për Integrim nga 2-4 mandate.
Edhe një Exit Poll tjetër ka nxjerrë rezultat të ngjashëm. Sipas të dy Exit Poll-eve PS ka gjasë të arrijë deri në numrin e 72-ulëseve në Kuvendin me 140 ulëse.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












