Lajme
Katër vatra aktive të zjarrit në Kosovë
Numri i vatrave aktive me zjarr në vend ka rënë në katër, nga 50 sa ishin.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj.
“Situata me zjarre në Kosovë, ora 10.00. Numri i vatrave të zjarrit ka rënë. Aktualisht janë aktive katër vatra zjarri”.
Koqinaj bëri të ditur se në Suharekë, rajoni i Prizrenit, janë dy lokacione: Vraniç dhe Bukosh, pastaj Parku Nacional “Bjeshkët e Nemuna” dhe në Janjevë, zjarr fushor dhe malor.
“Në të gjitha këto lokacione, NJPZSH janë në veprim, deri sa në rajonin e Pejës, Bjeshkët e Nemuna në veprim përveç NJPZSH (Njësive Profesionale Zjarre fikje Shpëtim) janë edhe njësi të FSK-së dhe mbështetje sipas kërkesës edhe nga KFOR-i”.
Ndryshe, deri tani lidhur me zjarrvënie, Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar. Njëri është arrestuar në Zubin Potok dhe tjetri në Babimovc të Obiliqit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











