Lajme
Situata në veri ka filluar të bëhet e padurueshme
Pjesëtarë të KFOR-it me një aksion të shpejtë kanë zgjeruar zonën e sigurisë në pikëkalimin kufitar Jarinje dhe kështu praktikisht kanë pushtuar barrikadën serbe të vendosur aty në natën e 15 e 16 shtatorit.
KFOR-i e bëri këtë zgjerim vetëm 10 minuta pas vizitës së shefi të UNMIK Farid Zarif në vendkalimin Jarinje, bëjën të ditur mediat serbe. Serbët që ishin afër barrikadës, u tërhoqën.
KFOR-i t ka vendosur shenjat e tërheqjes së vërejtjes, udhëzimet nga duhet të qarkullojnë automjete dhe po fton qytetarët që të mos i afrohen zonës.
Qytetarët serbë, pastaj, me dy kamionë ngritën një barrikadë të re në rrugën magjistrale që dërgon në Jarinje.
Kurse ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se çdo veprim për largimin e barrikadave të vendosura nga serbët e rebeluar në veri do të bëhet në koordinim me EULEX-it dhe KFOR-in.
Rexhepi ka theksuar ka bërë të ditur se çdo veprim lidhur me veriun do të bëhet në koordinim me misionet ndërkombëtare në Kosovë.
Ai ka theksuar se si pasojë e gjithë kësaj gjendja në veri është rënduar dhe se qytetarët kanë mbetur peng të grupeve kriminale serbe në këtë pjesë të vendit.
Ndërsa kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe njëherit ministrin për Administrimin të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, me të cilin ka biseduar për gjendjen aktuale në Mitrovicë, me theks të veçantë për situatën e sigurisë në veri.
Kastrati ka bërë të ditur se hapat për normalizimin e situatës në veri që janë ndërmarrë nga institucionet vendëse në koordinim me ato ndërkombëtare janë inkurajuese për normalizimin e jetës në këtë pjesë të vendit.
Kurse, zëvendëskryeministri Petroviq e ka vlerësuar jetike normalizimin e gjendjes vendosjen e rendit dhe ligjin.
“Barrikadat e vendosura në veri janë duke shkaktuar probleme më të mëdha dhe vështirësi për vetë qytetarët serbë”, ka thënë ai.
Petroviq ka dënuar sulmin që ka ndodhur në veri të Mitrovicës kundër punëtorëve që ishin duke pastruar brigjet e Ibrit në kuadër të një projekti të financuar nga USAID-i.
Sipas tij, për normalizimin e situatës është e rëndësishme që paraprakisht të izolohen grupet dhe personat e kriminalizuar në veri.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












