Lajme
Sivjet 6 mijë hektarë me grurë më shumë se vjet
Kanë përfunduar mbjelljet vjeshtore të kulturave levërtare bujqësore në Kosovë, ka ka bërë të ditur Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet një kumtesë.
Sipas Ministrisë, në bazë të raporteve të 32 drejtorive komunale bujqësore, gjithsej sipërfaqe të mbjella në vitin 2011 janë 90.503.6 hektarë me kultura levërtare. Prej këtyre, 83.875 hektarë janë mbjellë me grurë, që krahasuar me vitin e kaluar më shumë janë rreth 6.000 hektarë, 3905 hektarë me elb, 921.6 me thekër dhe 1802 me bimë foragjere.
“Kushtet e favorshme klimatike që kanë mbizotëruar kanë mundësuar që me kohë të përfundojnë mbjelljet vjeshtore, në përjashtim të kulturës levërtare të grurit që ka vazhduar të mbillet edhe pas afatit optimal”, thuhet në kumtesë.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet pagesave direkte edhe këtë vit do t’i mbështes fermerët në mbjelljet e kulturës bujqësore të grurit me nga 100 euro për sipërfaqet që janë në përputhje me kriteret e përcaktuara në shpalljen publike.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës











