Lajme
S’ka emigrim në Kanada e Suedi
Ambasadës së Suedisë në Prishtinë njofton qytetarët se asnjë agjenci turistike nuk është e autorizuar për gjetje punë në Suedi. Edhe migrimi në Kanada konsiderohen “bof”
Në opinion kosovar është dhënë një lajm për mundësinë e emigrimit në Kanada dhe për punësim sezonal në Suedi, prandaj shumë familje iu kanë drejtuar ambasadave të këtyre vendeve duke shprehur gatishmëri për migrim. Ky disponim ka shqetësuar kryesisht diplomatët suedez të akredituar në Prishtinë, të cilët thonë se ata nuk sigurojnë vende pune.
Në njoftimin e Ambasadës së Suedisë, thuhet se ambasadat në vende të ndryshme të botës nuk merren me çështjen e punësimit e as ndonjë agjenci turistike nuk është e autorizuar për t’i ndihmuar aplikantëve për punësim.
“Ka pasur artikuj në mediat lokale që kanë të bëjnë me mundësitë për të gjetur punë në Suedi. Artikujt i referohen një liste të profesioneve që kanë të bëjnë me mungesë të punësuarve e që përditësohet dy herë në vit nga Bordi i Migracionit në Suedi. Ju lusim që të jeni në dijeni se rregullat në lidhje me punësimin në Suedi nuk kanë ndryshuar dhe se ambasadat suedeze nuk ndihmojnë për të gjetur punë në Suedi”, thuhet në njoftim.
Po ashtu zyrtarët e ambasadës i bëjnë apel qytetarët që të jeni në dijeni se “asnjë agjenci turistike nuk është e autorizuar nga shteti suedez për të ndihmuar rreth aplikimeve për leje pune dhe për gjetje punë në Suedi”.
Në anën tjetër rreth 24 mijë kosovarë kanë aplikuar brenda një viti për viza migrimi për në Kanada. Shumica prej tyre janë të papunë dhe të dëshpëruar me jetën në Kosovë, por që nuk i plotësojnë kushtet minimale të kërkuara për të migruar në këtë shtet.
Sipas medieve kosovare, kjo është arsyeja kryesore pse vetëm tri familjeve deri më tani u janë dhënë vizat nga ky shtet. Hamëz Bytyqi, pronar i kompanisë “Promokos” ka thënë se nga janari i këtij viti e deri më tani, ai iu ka mundësuar 24 mijë kosovarëve që t’i plotësojnë aplikacionet për Kanada.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












