Kosova
S’ka lijë të majmunit në Kosovë
Profesionistët shëndetësorë rekomandohet të rrisin vëmendjen për simptomat e sëmundjes
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes, pasi që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të mërkurën, më 14 gusht 2024, ka shpallur Mpox (dikur të quajtur si Lija e Majmunëve) emergjencë globale për shëndetin publik, për herë të dytë brenda dy vjetëve.
Në njoftim thuhet se Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK po e përcjellin me vëmendje epidemiologjinë e Mpox që nga paraqitja e rasteve të para sivjet në kontinentin e Afrikës, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu thuhet se në Republikën e Kosovës nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë sa i përket Mpox dhe se nuk ka vend për panik, por për kujdes.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë. Në laboratorët e IKShPK-së janë në dispozicion reagensët për testimin e rasteve të dyshimta!”, ka njoftuar IKSHPK.
IKSHPK thotë se po monitoron situatën epidemiologjike në bashkëpunim me SHSKUK-në dhe konform situatës epidemiologjike në rajon dhe në botë, do të dalë me njoftime të reja
Tutje thuhet se profesionistët shëndetësorë rekomandohet të rrisin vëmendjen për simptomat e sëmundjes, ndërsa qytetarët këshillohen që të lajmërohen te mjeku nëse kanë dyshime apo simptoma të sëmundjes.
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/807636794900487?ref=embed_post
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











