Kosova
S’ka më tarifa doganore për mallrat nga Kosova për në Shqipëri
Kabineti qeveritar i Shqipërisë ka vendosur që të heqë tarifat doganore për mallrat që kalojnë përmes pikave kufitare shqiptare, të cilat e kanë origjinën e tyre nga Kosova.
Vendimi vjen në vazhdën e procesit të Ballkanit të Hapur dhe ndihmën që shtetet anëtare – Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut – duhet t’i japin njëra-tjetrës në krizën e çmimeve të larta.
Edhe pse Kosova nuk është pjesë e kësaj nisme, Ministria shqiptare e Financave ka vendosur përjashtimin e saj në bazë të marrëveshjeve që dy vendet kanë për heqjen e barrierave doganore me njëra- tjetrën.
Tarifat për parkimin e automjeteve, shtypshkrimin ose vulosjen e mallrave dhe peshimin e tyre do të bëhen zero. Tarifat aktuale janë 6 euro për parkimin, 7 euro për peshimin dhe 50 cent për vendosjen e bllombës doganore.
Për një kamion që kalon mallrat nga pikat kufitare shqiptare kostot do të jenë afërsisht 14 euro më të ulëta se më parë.
Në pjesën e parë të këtij viti importet e vendit tonë në Serbi arritën 100 milionë euro, sa gjysma e mallrave që eksportojmë në këtë shtet.
Kosova është një nga burimet kryesore, ku biznesi shqiptar shet mallrat. Për periudhën janar maj, eksportet drejt Kosovës arritën 132 milionë euro, ndërsa importuam 49 milionë euro.
Në Maqedoninë e Veriut, Shqipëria bleu 55.2 milionë euro mallra dhe shiti 62 milionë euro. /Euronews
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil














