Lajme
S’ka nënshtetësi shqiptare për kosovarët
Kryeministri Sali Berisha tha se aplikimet për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin shtetësinë shqiptare do të nisë nga data 1 gusht
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha gjatë një mbledhje të qeverisë ka thënë se të gjithë bashkëkombësve shqiptarë, të cilët jetojnë në hapësirën e Shengenit do t’iu jepet shtetësia shqiptare. Nga ky proces, sipas tij, përjashtohen banorët e Kosovës, të cilët, sipas tij, janë banorë të në shteti të pavarur.
“Qeveria miraton aktin për nisjen e procedurave për fitimin e shtetësisë për personat me origjinë shqiptare përveç shtetasve të Kosovës. Ky vendim është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në hapësirën e Shengenit, në hapësirën me marrëdhënie vizash të njëjta me Shqipërinë”, tha kryeministri Berisha, citon “Shekulli”.
Me këtë akt Shqipëria, sipas tij, është vendi i fundit që ofron bashkëkombësve të saj atë që të tjerët ia kanë ofruar vite me radhë në rajon.
“Ky akt nuk duhet të konsiderohet nga askush si një akt tjetër veçse në interesin më të mirë të shqiptarëve, të paqes dhe stabilitetit ku ata janë”, tha Berisha, duke e cilësuar këtë vendim si të drejtë por të vonuar.
Kryeministri theksoi se aplikimet për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin shtetësinë shqiptare do të nisë nga data 1 gusht.
“Është një qëndrim i drejtë tepër i vonuar pasi këtë vendim e kam dekretuar në 17 korrik të 92. Ministria e jashtme, ministria e brendshme duhet të marrin të gjitha masat të instalojnë në datën 1 gusht në të gjitha pikat e parashikuara shërbimin për aplikimin e qytetarëve me shtetësi për të marrë shtetësinë shqiptare”, tha Berisha.
Dhënien e shtetësisë për ata që investojnë 200 mijë dollarë në Shqipëri, sipas tij, bëhet i paqenë pasi ky projekt vendim shtrihet në hapësirën e Shengenit dhe i intereson të gjithë shqiptarët.
“Shqipëria duhet të miratojë një ligj tjetër për rezidentët sepse e ka jashtë standardeve. Shqipëria duhet të miratojë ligjin në të cilin paraqitja dhe qëndrimi duhet të ketë hapësirat më të mira të mundshme”, tha kryeministri Berisha
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











