Sport
S’ka përballje mes Kosovës dhe Serbisë
Në Kongresin e mbajtur më 3 maj në Budapest, UEFA e pranoi Kosovën në gjirin e saj me 28 vota pro dhe 24 kundër, duke përfshirë edhe Rusinë
Federata e Futbollit e Kosovës dhe ajo e Serbisë, duhet të mundohen që ekipet e tyre të mos ndeshen mes veti në turnetë e UEFA-s. Kështu ka thënë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu për agjencinë e lajmeve ruse “TASS”, shkruan albinfo.ch.
“Ne kemi marrëdhënie me Federatën e Futbollit të Serbisë dhe do të zgjidhim çështjen e ekipeve. Mendoj se për momentin zgjidhja më e mirë do të ishte që skuadrat të mos ndeshen njëra me tjetrën. Ne do të punojmë me klubet tona dhe sigurisht edhe me tifozët në të ardhmen për këtë çështje”, deklaroi Salihu.
Në Kongresin e mbajtur më 3 maj në Budapest, UEFA e pranoi Kosovën në gjirin e saj me 28 vota pro dhe 24 kundër, duke përfshirë edhe Rusinë. Tashmë Kosova mund t’i bashkohet edhe FIFA-s dhe të marrë pjesë në kualifikimet e Kampionatit Botëror, që në vitin 2018 do të mbahet në Rusi.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











