Sport
S’ka probleme me lëndime te Kombëtarja shqiptare
Burim Kukeli dhe Ledian Memushaj janë gati për takimin ndaj Spanjës, ashtu si edhe Ansi Agolli, Ermir Lenjani dhe Taulant Xhaka
Pas misionit të përmbushur me fitoren në Lihtenshtajn, e gjithë vëmendja e Kombëtares shqiptare, tashmë është e përqendruar te ndeshja e së dielës kundër Spanjës, shkruan albinfo.ch.
Në Vaduz trajneri Gianni De Biasi la pushim disa titullarë, për t’i pasur në formën më të mirë për duelin kundër ish-kampionëve të botës dhe Evropës. Kapiteni Ansi Agolli, Ermir Lenjani dhe Taulant Xhaka e panë nga stoli ndeshjen me Lihtenshtajnin, ndërsa Amir Abrashi u aktivizua vetëm pjesën e parë.
Asnjë shqetësim, ndërkaq, për Burim Kukelin, që megjithëse në fundin e pjesës së parë la fushën e lojës duke prekur gjurin, do të jetë në dispozicion të ekipit përballë Spanjës. I gatshëm për De Biasin do të jetë edhe mesfushori Ledian Memushaj, i cili ndaj Lihtenshtajnit nuk ishte as në stol për shkak të problemeve fizike me të cilat u paraqit në grumbullimin e skuadrës.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











