Lajme
S’ka telefona mobil në burgun e Dubravës
Së shpejti do të vendosen pajisjet të cilat do t’i neutralizojnë valët mobile rreth qarkut të Burgut të Dubravës. Të burgosurit, telefonat mund t’i shfrytëzojnë vetëm për muzikë
Shërbimi Korrektues i Kosovës planifikon t’i jap fund përdorimit ilegalë të telefonave mobil në Burgun e Dubravës. Ky shërbim tashmë ka ndarë mjetet e duhura, për t’i vendosur pajisjet të cilat do t’i neutralizojnë valët mobile rreth qarkut të Burgut të Dubravës.
Sipas medieve kosovare, kanë mbetur vetëm edhe pak javë kur të burgosurit e kësaj qendre, më të më madhes në Kosovë, do t’i shfrytëzojnë “ilegalisht” telefonat celularë.
Telefonat brenda burgut nuk janë të lejuar, por pothuajse nuk ta burgosur që nuk e ka siguruar një telefon në mënyrë ilegale. Madje sipas disa të burgosurve, biznesi më i madh në këtë qendër bëhet me telefona celularë.
Në përpjekje për t’i ndaluar, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndarë nga buxheti i vet, një shumë të caktuar për të blerë e vendosur pajisje zhurmuese. Një fakt të tillë e konfirmon edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shemzi Hajrizi.
“Brenda dhjetë ditësh pritet të shpallet tenderi për blerjen e këtyre pajisjeve”, thotë Hajrizi për gazetën ditore “Tribunën”.
Ai thotë se kushtet që do të përmbajë tenderi janë në përfundime sipër dhe shumë shpejt do të shpallet. Me këto pajisje që pritet të vendosen përreth objektit të burgut, do të pengohet depërtimi i valëve për telefonat celularë.
Përmes përdorimit të telefonave celularë ka ndodhur ikja spektakolare e vitit 2007, kur nga Burgu i Dobravës kanë ikur shtatë të burgosur. Ata kanë shfrytëzuar lidhjet nga jashtë dhe menjëherë janë zhdukur, për mos t’u zbuluar 3 vjet rresht.
Ndryshe, Qendra Korrektuese e Dubravës afër Istogut, është qendra më e madhe dhe aktualisht e vetmja, në të cilën vuajnë dënimet të burgosurit me dënim të prerë. Në këtë qendër janë të burgosur rreth 1000 persona, ndërsa kushtet nuk i plotësojnë standardet evropiane.
Me ndihmën e Bashkimit Evropian është duke u ndërtuar edhe një burg tjetër, i sigurisë së lartë, në afërsi të Podujevës, në fshatin Gërdovc, i cili do t’i plotësoj të gjitha standardet evropian për korrektim.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











