Lajme
Skandaloze, Gjykata në Shkup liron 8 të akuzuar për dhunën në Kuvend
Gjykata në Shkup vendosi që tetë të akuzuarit për dhunën në Kuvend të lirohen dhe të mbahen nën mbikëqyrje gjatë 5 viteve të ardhshme. Ndërsa vetëm njëri prej tyre, është dënuar me 1 vit e gjysmë burg
Gjykata Themelore në Shkup ka lënë në liri me kusht, 8 prej 9 të akuzuarve për dhunën e ushtruar ndaj deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë më 27 prill. Gjykata vendosi që tetë të akuzuarit të lirohen dhe të mbahen nën mbikëqyrje gjatë 5 viteve të ardhshme për të mos kryer akte të ngjashme dhune, njoftojnë mediet në Shkup.
Ndërsa vetëm njëri prej tyre, është dënuar me 1 vit e gjysmë heqje lirie dhe do të qëndrojë në burg.
Ata akuzohen për dhunën e ushtruar ndaj deputetit shqiptar Zijadin Sela dhe kreut të LSDM-së Zoran Zaev. Sknadsloze konsiderohet fakti se protestuesit, mbështetës të VMRO DPMNE-së, e sulmuan brutalisht deputetin Sela, madje atë e kishin lënë për të vdekur.
Ndryshe, sipas njoftimit vetëm Dimçe Hristovski u dënua me 1 viti e gjysmë.
Që të gjithë e pranuan fajin. Ata para trupit gjykues deklaruan se derisa kanë qëndruar para Kuvendit dhe se turma i ka shtyrë drejt dyerve të Kuvendit, megjithatë sikur ta kishin ditur se situata do të eskalonte, ata u shprehen se asnjëherë nuk do të ishin futur brenda në Kuvend.
Nëntë të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme mbrëmjen e 27 prillit në Kuvend kanë pranuar akuzat e Prokurorisë për pjesëmarrje në turmë ndërsa dy persona akuzohen për tentativë vrasje. Seanca gjykuese për të akuzuarit lidhur me sulmin në Kuvend ishte paraparë të zhvillohet për më 18 maj por u shty për sot për shkak se njëri nga të akuzuarit nuk u paraqit në gjykatë.
Ndërkohë derisa po zhvillohej procesi gjyqësor para Gjykatës Themelore në Shkup, ishin tubuar rreth 20 protestues të shoqatës “Tvrdokorni” të cilët protestojnë kundër arrestimit të huliganëve. Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë me 27 prill ishte dënuar nga gjithë kori diplomatik në Shkup, por edhe nga BE e SHBA.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










