Sport
SKANDALOZE: Sjellje shtazarake e tifozëve kroat
Tifozët nacionalistë të Zagrebit, kryeqytetin helvet të Bernës të mërkurën e kanë shndërruar në një vend të pasigurt. Ata sulmuan një grua në organet intime, i treguan organet e tyre intime, kanë kërkuar drogë dhe promovuan nazizmin.
Para ndeshjes play-off të Ligës së Kampionëve në mes të YB dhe Dinamo Zagrebit, tifozët e ekipit kroat kanë tronditur kryeqytetasit me sjelljet e tyre: Në “Altenbergsteg an der Aare”, ku ishin mbledhur një turmë e tifozëve të Dinamo Zagrebit, janë ushtruar sulme seksuale: “Ishte e vështirë. Nuk ka qenë e mundur të dilje nga uji e të mos ndjeje një dorë në prapanicë”, ka rrëfyer një banore e re e Bernës përmes “20 Minuten”, transmeton Albinfo.ch.
Ajo nuk ishte e vetmja viktimë e tifozëve të huaj të futbollit, tifozëve famëkeq “Bad Blue Boys” nga Zagrebi: Edhe P. B. të mërkurën pasdite ka dashur të kalojë çaste relaskuese me mikeshën e saj përreth lumit Aare. “Porsa na panë, ne e vumë re humorin e tyre të ngarkuar”, thotë banuesja 43-vjeçare e Bernës.
Ato nuk kanë dashur ta prishin pasditen duke u marrë me çështjen e tifozëve, por doli më ndryshe: “Kur mikesha ime 50-vjeçare i kishte të zëna të dy duart, një tifoz e kapi në mes të këmbëve, për organin intim”.
“Ata i treguan edhe organet e tyre intime para syve tanë”
Askush prej të pranishmëve nuk ka treguar respekt – të gjithë tifozët kanë qeshur së bashku dhe kanë festuar. Pas kësaj, kroatët mikeshave iu kanë kërkuar që t`i tregojnë edhe ato organet intime.
“Ata na ngacmuan rëndë dhe në mënyrë të papërshkrueshme duke i nxjerrë organet e tyre para syve tanë”, raporton e ngacmuara.
“Një tifoz doli nga lumi Aare dhe u përpoq të ngjitej mbi mikeshën time”. Vetëm kur të dy gratë e sulmuara filluan të bërtasin me zë të lartë, tifozët u distancuan.
Në këtë kontekst, tifozët, të cilët pjesërisht kanë qenë të mbuluar me tatuazhe naziste nuk i kanë kursyer as burrat: “Duke kaluar përskaj tyre, një burrë me kokë tullace u përpoq të më godasë, mirëpo unë reagova me refleks, ndërsa tek të tjerët plasi e qeshura”, thotë një kalimtar rasti.
Si kalimtar nuk ka qenë e mundur të mbrohej mirë: Rreth 50 tifozë kanë qenë të tubuar përreth lumit Aare duke konsumuar birra. Dëshmitarët okularë kanë raportuar për përshëndetje naziste dhe slogane të krahut të djathtë: “Tifozët më pyetën se ku mund t`i gjejnë bordelet më të mira në Bernë dhe ku mund të blejnë drogë”, thotë një banues tjetër i Bernës.
Përderisa shumica e tifozëve konsuamuan birra të mjaftueshme, disa prej tyre mbetën të matur: “Disa nga tifozët muskuloz kanë pirë vetëm ujë dhe kola. Mendoj se ata ishin duke u përgatitur për ndonjë konfrontim eventual”.
Të mërkurën në polici janë raportuar vepra të ndryshme nga tifozët kroat. Zëdhënësi i policisë, Christoph Gnägi: “Ne e pranuam një raport për një sulm në të cilin dikush është ngacmuar. Rreth gjashtë denoncime të tjera për sjellje të pahijshme janë pranuar tek ne”.
Edhe në pjesët tjera të qytetit ka pasur tollovi me ç`rast tifozët kroat kanë ngjitur pllakate nacionaliste. Por kjo nuk ka qenë e gjitha: Një përdorues i Twitterit ka shkruar se si tifozët kroat i kanë sulmuar personat me ngjyrë me përqeshje të majmunëve.
Pavarësisht gjithë kësaj, tifozët “Bad Blue Boys” nga Zagrebi janë lejuar të parakalojnë. Rreth një orë e gjysmë para fillimit të ndeshjes, tifozët kanë lëvizur nga drejtimi i urës Lorraine për në stadiumin e ëankdorfit – edhe përkundër faktit se e kanë pasur të ndaluar në mënyrë eksplicite. “Lëvizja e tifozëve të Zagrebit është aprovuar në afat të shkurtër për të parandaluar një përshkallëzim”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Christoph Gnägi. Me këtë rast, policia e kishte shoqëruar marshimin.
Edhe pas lojës që përfundoi baras 1:1, policia mbeti e mobilizuar. “Disa nga tifozët mysafirë, pas ndeshjes kanë kërkuar konfrontim aktiv me tifozët e YB”, ka pohuar Gnägi për gazetën “Der Bund”, njofton Albinfo.ch.
Por, policia ka arritur të largojë tifozët kroatë me përdorimin e shkopinjve të gomës.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












