Tematike
Skepticizëm në rritje kundrejt migracionit
“Ajo që SVP-UDC, me titullin “imigrim masiv” e ka sjellë në opinion përmes frymës polemike, është bërë tashmë temë e madhe në medie
“Kohëve të fundit – pothuaj paralelisht me dorëzimin e iniciativës së radhës të SVP-së – shpeshtohen raportet mbi imigrimin dhe dukuritë që shoqërojnë atë. Bisedat e lidhura me vëzhgimet nga përditshmëria, rreth “trenave rrugëve të stërmbushur a”, janë bërë të thuash pjesë e detyrueshme e komenteve.
Por ndërkaq redaksitë marrin si mbështetje edhe fakte të qëndrueshme, respektivisht statistika. Në këtë kuptim, para dy javësh gazeta “NZZ am Sonntag” kishte shkruar në faqen e saj të parë: “Rritje masive e imigrimit nga BE-ja” dhe i kishte vënë komentit këtë titull: “Dhe sërish i themi mirëserdhe një qyteti”. (në kuptimin se numri i të ardhurve është sa ai i banorëve të një qyteti mesatar).
Edhe “Tages Anzeiger” e ka rritur ritmin e informatave nga politika e migracionit. Të premten madje kjo gazetë pledonte me gjysmë zëri, që në rast dyshimi, të aktivizohet “klauzola ventil” sa u përket të huajve nga Evropa e lindjes. Kjo, me arsyetimin se në këtë mënyrë i merren nga dora argumentet SVP-së.
Fundjavën e kaluar gazeta “Sonntag” raportonte lidhur me arratisjen në Zvicër të “evropianëve të zonës së krizës” dhe konstatonte një ndryshim mendimi te e majta zvicerane në drejtim të “linjës së fortë”, që kryeredaktori Patrik Müller e komentonte me dashamirësi.
Një ndryshim perspektive është i identifikueshëm. Çfarëdo që lidhur me politikën e migracionit vjen nga e djathta, nuk refuzohet ose injorohet më në mënyrë refleksive. Skepticizmi i redaksive kundruall migrimit po rritet. Njëkohësisht ato frikësohen nga fusha e minuar e paushalizimeve. Bie në sy se si relativizohen raportet kritike.
Gazeta “Sonntags-Zeitung” artikullin e saj mbi një politikan kosovar që kishte marrë ndihma sociale nga Zvicra, e shoqëronte me komentin se kjo sjellje “dëmton imazhin e bashkatdhetarëve të tij të ndershëm” .
“Sonntags-Blick” nga ana tjetër ka prezantuar një numër të huajsh, të cilët deklarohen për sjellje të mirë dhe kundër bashkatdhetarëve të tyre kriminelë. Dhe kryeredaktori me zëvendësin e tij celebrojnë lidhjen paqësore në mes të popujve përmes jetës së tyre private dhe profesionale.
Vetëm njëri (në këtë gazetë) e kultivon, relativisht të pa filtruar, temën e tij speciale, urrejtjen ndaj islamit: kolumnisti Frank A. Meyer.
Në përgjithësi duket se – së paku sa i takon shtypit – vlen deviza: tematizo, por me ndjenjën e masës. Një qëndrim i arsyeshëm.
Gazetat bulevardeske personalizojnë dhe shkurtojnë përmbajtjet më me dëshirë se sa mediet tjera. Por, edhe “Blick” nuk i aktivizon “topat e mëdhenj”. Në raste konkrete ai u shkon ashpër dhe nga afër gjërave, si për shembull në artikujt mbi “terror-kosovarin” nga Hochdorfi i Lucernit. Por njëkohësisht publikon edhe informata të tilla zbutëse, sikur për shembull, ai i botuar të enjten, me moton: “Ekonomia ka nevojë për të huaj. Pa të huajt Zvicra paralizohet”. (NZZ. Nga gjermanishtja. albinfo.ch)
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten










