Kosova
Skepticizmi i Holandës për liberalizimin e vizave për Kosovën
Kryediplomati çek tregon detaje nga biseda me ministrin e Jashtëm holandez
Kryediplomati çek, Jan Lipavský, në një konferencë për media në Prishtinë ka dhënë mbështetjen e Qeverisë së tij për procesin e liberalizimit të vizave, përcjell albinfo.ch.
Lipavský ka thënë se vizita e tij në Prishtinë vjen pikërisht në kohën kur Republika Çeke e ka presidencën e BE-së dhe se një nga prioritetet e tyre është Ballkani Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe Kosovën.
Ministri i Jashtëm çek është shprehur se se për çështjen e vizave duhet edhe pak punë, por se siç tha ai “janë në rrugë të drejtë që gjejnë përkrahje politike që ky proces të përfundojë”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai tha se presidenca çeke është duke punuar në këtë drejtim dhe se pritjet e tij janë të larta.
Lipavský tha se nuk mund të japë datë në lidhje për këtë proces, por ka konfirmuar se ka kërkuar edhe qëndrimin e Holandës, e cila është një nga shtetet skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kryediplomati çek ka thënë se ministri i Jashtëm i Holandës i ka thënë se do të rishikojnë së pari aspektet teknike për të marrë vendim në aspektin politik.
“Është proces, i cili përbëhet nga aspektet teknik dhe që vendimet politike. BE-ja shumë shpejt do të rishikojë çështjet teknike.
“Është e vështirë të parashikojmë datën. Pritjet e mia nga vendimet politike janë shumë të larta. Është shumë e lartë në agjendën tonë politike. Unë e kam kërkuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Holandës për pozicionin e tij. Ai ka thënë se do të rishikojnë aspektet teknike, dhe pastaj do të vendosin për aspektin politik”, u shpreh ai.
Pritet që tema e liberalizimit të vizave për Kosovën të jetë në tryezë në vjeshtë sapo Komisioni Evropian të finalizojë versionin e përditësuar të raportit vjetor.
Në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, nga Komisioni Evropian kanë thënë se “u takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ta çojnë përpara çështjen e liberalizimit të vizave”, dhe se KE i inkurajon ato që të vazhdojnë tutje me këtë proces.
Nga KE kanë bërë të ditur për Reporteri.net se edhe këtë vit do të prezantojnë raportin të shoqëruar me një përditësim teknik për çështjen e liberalizimit të vizave, dhe se aktualisht po punohet në këtë përditësim, i cili sipas KE-së është vetëm “një dokument teknik që paraqet gjendjen e përditësuar që lidhet me standardet e liberalizimit të vizave për ta mbështetur në Këshill”.
Nga KE kanë konfirmuar se Kosova i përmbush të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave dhe se nuk ka ndonjë kusht të ri për të ecur përpara me këtë proces.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











