Shkurt.ch
Socialdemkratët e Zvicrës shënuan 125 vjetorin e themelimit
Fillimisht në opozitë, ajo nga viti 1959 e deri më tash pa ndërprerje ka pasur nga dy përfaqësues në Qeverinë e Zvicrës
Partia Socialdemokrate e Zvicrës (SP/PS) ka shënuar sot (e shtunë) 125 vjetrin e themelimit. Me këtë rast në Bernë është mbajtur një manifestim i madh, ku kanë marrë pjesë dhe kanë mbajtur fjalime disa nga ish udhëheqësit dhe udhëheqësit aktualë të kësaj partie.
“Historia jonë është më shumë një rrugë me ballafaqime të përhershme dhe të forta me varfërinë, diskriminimin, dhunën ndaj njerëzve dhe shkatërrimin e themeleve natyrore të jetës”, ka thënë në fjalën e saj ish ministrja nga radhët e kësaj partie Ruth Dreifuss.
SP gjatë 125 viteve të ekzistimit ka pasur disa fitore etapash, është shprehur Dreifuss, por i ka mbetur edhe shumë për të bërë.
Me fjalime në Bernë janë paraqitur edhe dy ministrat aktualë nga kjo parti, Simonetta Sommaruga dhe Alain Berset, të cilët po ashtu kanë theksuar se me gjithë të arriturat e saj, SP/PS ka ende shumë për të bërë, raporton srf.ch
Veterani i SP/PS, kryetar i saj i dikurshëm Helmut Hubacher në fjalën e tij ka vënë theksin në rolin e kësaj partie në ndërtimin shtetit social.
Partia Socialdemokrate është themeluar në vitin 1888 si bashkim i disa lëvizjeve punëtore dhe ka qenë partia e parë e cila që në fillim është themeluar në nivel nacional. Fillimisht në opozitë, ajo nga viti 1959 e deri më tash pa ndërprerje ka pasur nga dy përfaqësues në Qeverinë e Zvicrës.
Kryetari aktual i partisë, Christian Levrat ka thënë veç tjerash se SP/PS është bërë me kohë çerdhe për pacifistët, feministët, ekologjistët , duke përbërë kështu një lëvizje të gjerë e shumëngjyrëshe “por me një vizion ¨të përbashkët”, ka thënë Levrat.
Në përmbyllje të manifestimit janë lëshuar 125 balona të kuq në ajër që shënojnë 125 vjetorin e Partisë Socialdemokrate.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore










