Lifestyle
‘Solo’ nga Clean Bandit, në top listën e ‘SHAZAM’-it
Aplikacioni ‘Shazam’ ka publikuar këngët më të kërkuara dhe më të klikuara të vitit. Kënga ‘Solo’ nga Clean Bandit dhe Demi Lovato ishte e para në listë.
Kënga u kërkua 9,1 milionë herë, duke e lënë në vendin e dytë Nicky Jam dhe J Balvin me këngën ‘X’. Artistët britanikë ishin pjesë e top-10 këngëve të Shazamit. Dua Lipa, Calvin Harris dhe Tom Walker ishin pjesë e listës, shkruan albinfo.ch
Drake ishte artisti më i kërkuar i vitit, por nuk arriti të hynte në top 10, ngase kërkimet për të u ndanë nëpër 21 këngë të albumit të tij, ‘Scorpion’.
Teknologjia e Shazamit punon duke analizuar gjurmët unike të zërit të një kënge dhe më pas e dërgon rezultatin nëpërmjet telefonit tuaj.
Kompania u ble nga Apple Music vitin e kaluar për 400 milionë dollarë.
Në atë kohë kishte më shumë se 120 milionë përdorues mujorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi Universiteti zviceran renditet i teti në botë, ndërsa edhe disa institucione të tjera të arsimit të... -
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit -
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran














