Lajme
Solothurn: Për 1 javë dënohen 60 shoferë duke vozitur me telefon
110 shoferë të tjerë duhej të paguanin një gjobë për mosvendosjen e rripit të sigurimit
Brenda një jave, 60 persona u gjobitën nga policia e Solothurnit për kryerjen e telefonatave ndërsa ishin në timon. Kjo është bërë e ditur sot nga forcat policore kantonale, të cilat kanë kryer kontrolle javën e kaluar.
110 shoferë të tjerë duhej të paguanin një gjobë për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Gjithashtu, policia raportoi 47 persona për shkelje të tjera të ligjit rrugor, transmeton albinfo.ch.
Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit rrit rrezikun e aksidenteve dhe përbën një rrezik serioz për sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës, kujton policia, duke specifikuar se do të kryhen kontrolle të mëtejshme.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













