Jeta në Zvicër
Sommaruga, bilanc pozitiv nga udhëtimi i saj afrikan
“Marrëveshjet e bëra sigurisht nuk i zgjidhin të gjitha problemet por ato ndihmojnë në këtë drejtim”, ka thënë Sommaruga
Ministrja zvicerane e drejtësisë, Simonetta Sommaruga ka nxjerrë një bilanc pozitiv nga qëndrimi i saj 7 ditor në sisa vende të Afrikës. Këtë konstatim ajo e ka deklaruar të enjten në Bernë pas kthimit të saj nga ky udhëtim. Ajo ka thënë se dy vjet pas fillimit, bashkëpunimi në fushën e migracionit me Nigerinë është duke ecur mirë, me gjithë faktin se ka ende hapësirë për përmirësime. Kështu, për shembull, sipas saj, procesi i riatdhesimit të azilkërkuesve të refuzuar duhet të shkojë më shpejtë.
Sommaruga ka thënë se ka parë në Nigeri persona që kanë përfituar nga ndihmat zvicerane ne kuadër të programit për stimulim të kthimit. Ata kanë mundur të ndërtojnë ekzistencën e tyre mbi këtë ndihmë, ka thënë ajo për mediet zvicerane. Qëndrimi në Afrikë ka vërtetuar edhe njëherë se migracioni është një proces global dhe në këtë kuptim sfidat mund të përballohen me angazhimin e përbashkët me shtetet tjera.
“Marrëveshjet e bëra sigurisht nuk i zgjidhin të gjitha problemet por ato ndihmojnë në këtë drejtim”, ka thënë Sommaruga.
Gjatë qëndrimit në disa shtete të Afrikës, Sommaruga ka nënshkruar marrëveshje migracioni me Kongon dhe me Angolën. Ndërsa në Nigeri ajo ka bërë mbikëqyrjen e funksionimit të programit për ndihma azilkërkuesve të kthyer vullnetarisht nga Zvicra.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot










