Lajme
Sommaruga dhe Bellen, si “qytetarë normalë”, në metronë e Vjenës
Ndërsa Sommaruga udhëtimin nga Cyrihu në Vjenë e ka bërë me trenin e natës dhe jo me aeroplan, siç bëhet zakonisht
Presidenti i Austrisë, Alexander van der Bellen, ka pritur sot homologen e tij zvicerane, Simonetta Sommaruga. Temë bashkëbisedimi ka qenë mbrojtja e klimës, gjegjësisht përmbushja e zotimeve për reduktim të emetimit të CO2, shkruan albinfo.ch.
Në këtë drejtim, presidentja federale e Zvicrës ka shpallur planin e saj dhe të shtetit zviceran që deri në vitin 2050 Zvicra të arrijë objektivin e një vendi “neutral” edhe sa i përket klimës.
Por më shumë se bisedimet në mes të dy presidentëve, kureshtjen e publikut e kanë ngjallur disa fotografi të publikuara në Instagram të dy kryeshtetasve, shkruan albinfo.ch. Në to shihen Sommaruga dhe van der Bellen të ulur fare normalisht në një vagon të metrosë së Vjenës.
Ndërsa Sommaruga udhëtimin nga Cyrihu në Vjenë e ka bërë me trenin e natës dhe jo me aeroplan, siç bëhet zakonisht. Me këtë rast ajo ka dëshmuar edhe praktikisht seriozitetin e saj sa i përket mbrojtjes së ambientit. Nga ana tjetër, van der Bellen, i cili është politikan i gjelbër dhe si i tillë, ambientalist i bindur, i është bashkuar mysafires së tij në metro, prej nga kanë dalë edhe fotografitë e përmendura.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











