Shkurt.ch
Sommaruga për izolim të “azilkërkuesve të vështirë”
Për azilkërkuesit "e vështirë" duhet të vendoset një regjim ndalimi i daljes si dhe ndalesë për të shkuar në regjione të caktuara
Ministrja e drejtësisë në Qeverinë e Zvicrës, Simonetta Sommaruga kërkon masa më rigoroze për azilkërkuesit problematikë.
Ajo, në një intervistë që i ka dhënë gazetës “Sonntagsblick” ka thënë se për azilkërkuesit “e vështirë” kantonet duhet të vendosin një regjim ndalimi të daljes si dhe ndalesa për të shkuar në regjione të caktuara.
Ministrja në intervistën e përmendur ka thënë se azilkërkuesit po ashtu duhet të angazhohen në punë me përfitim shoqëror.
Po ashtu ajo ka kërkuar që “personave të vështirë” në vend të parave tu jepen triska (bona) në mënyrë që t`u pamundësohet blerja e alkoolit. Masa e përmendur vjen si përgjigje ndaj ankesave të shtuara për sjelljet e pahijshme të një pjese të refugjatëve të Afrikës së Veriut, të cilët kanë rënë në sy kohëve të fundit.
Nga Afrika e Veriut vijnë pothuaj vetëm meshkuj, që kërkojnë punë, pra bëhet fjalë për njerëz që nuk kanë të drejtë për azil politik. Për këtë arsye, ka thënë Sommaruga, duhet bërë e mundur që kërkesat e tyre për azil të zgjidhen sa më shpejt.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori












