Shkurt.ch
Sommaruga: “Shtrëngimi i dorës është pjesë e kulturës sonë”
“Që një fëmijë të mos ia japë dorën arsimtarit/arsimtares, është diçka që fare nuk shkon. Shtrëngimi i duarve është pjesë e kulturës sonë” ka thënë Sommaruga
Në çështjen rreth refuzimit që dy nxënës i kanë bërë dorështrëngimit me mësuesen e tyre është përfshirë edhe ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga. Ajo e ka kritikuar me fjalë të ashpra sjelljen e dy të nxënësve myslimanë të shkollës sekondare në Therwill që kanë bërë këtë refuzim.
“Që një fëmijë të mos ia japë dorën arsimtarit/arsimtares, është diçka që fare nuk shkon. Shtrëngimi i duarve është pjesë e kulturës sonë” ka thënë Sommaruga për magazinën informative të SRF-së, “10vor10”.
……….
Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot, qëndrimin e saj lidhur me aferën e “shtrëngimit të duarve” e ka bërë publik edhe drejtorja për arsim në kantonin e Basellandit, Monica Gschwindt.
Fjala është për rastin në të cilin drejtoria e shkollës sekondare në Therwil të kantonit të përmendur i kishte lejuar dy nxënës myslimanë të heqin dorë nga rregulli i shtrëngimit të duarve me mësuesen e tyre, njofton agjencia sda.
Ata e kishin kërkuar një gjë të tillë duke u bazuar në bindjet e tyre fetare të cilat, sipas tyre një burri i lejojnë prekjen vetëm të gruas së tij.
Gschwind ka sqaruar me këtë rast se kjo dhënie e lejes është vetëm një zgjidhje e përkohshme që e ka praktikuar kjo shkollë dhe në asnjë mënyrë nuk bëhet fjalë për një rregull të përhershëm dhe gjithëpërfshirës, transmeton albinfo.ch. Sipas drejtoreshës, në parim edhe këtu vazhdojnë të vlejnë për të gjithë nxënësit rregullat e njëjta. Por, në këtë rast është imponuar fillimisht një zgjidhje pragmatike ose kompromisi.
Sipas saj, në marrëveshjen me dy nxënësit në fjalë është theksuar po ashtu se ata nuk do t`ua japin dorën as mësuesve, pra personelit arsimor mashkullor. Me këtë ajo thotë të jetë bërë një kompromis sepse në këtë mënyrë evitohet diskriminimi i gjinisë femërore.
Më tutje, ajo ka bërë të ditur se është duke u bërë një ekspertizë dhe një dokument bazik për të gjitha shkollat e kantonit, në lidhje me këtë temë.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












