Shkurt.ch
Sommaruga: “Të mos abuzohet me mitin e Betejës së Marignanos”
„Marignano është shndërruar në mit për zviceranët. Mitet janë të rëndësishme për secilin komb por duhet pasur kujdes që të mos mbetemi të ngujuar në të kaluarën"
Të dielën, më 13 shtator është shënuar në Zvicër 500 vjetori i betejës së njohur Marignanos. Bëhet fjalë për një betejë të zhvilluar në Marignano që është në Itali, në periferi të Milanos. Ndonëse e kishin humbur, zviceranët e kishin krijuar një mit mbi këtë betejë. Pikërisht rreziku nga mitizimi ka qenë kryefjalë e fjalimit të presidentes së vendit, Simonetta Sommaruga, të mbajtur me këtë rast në Melegnano-n ialiane.
Ajo ka tërhequr vërejtjen që e kaluara të mos shfrytëzohet për qëllimet e të sotmes.
„Marignano është shndërruar në mit për zviceranët. Mitet janë të rëndësishme për secilin komb por duhet pasur kujdes që të mos mbetemi të ngujuar në të kaluarën. Fati i Zvicrës së sotme nuk është vulosur në Marignano”, ka thënë Sommaruga. Ajo pastaj ka theksuar se “për etapat kryesore të rrugës deri te Zvicra e sotme, siç janë: emancipimi i gruas, krijimi i shërbimeve sociale, ngritja e shtetit juridik etj. nuk ka mite dhe as vende përkujtimi. Këto arritje nuk janë vulosur në fusha të luftës por me argumente dhe me vota”, ka shtuar ajo.
Beteja në Marignano është zhvilluar më 13 dhe 14 shtator 1515 para portave të Milanos dhe ka përfudnuar me një humbje të rëndë për zviceranët. Rreth 12.000 luftëtarë të konfederatës Helvetike kishin humbur jetën në luftë me ushtrinë e mbretit të Francës dhe Republikës së Venedikut.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali Aktiviteti përkujtimor i kushtohet sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe dëshmorëve të tjerë të lirisë... -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër Është e vështirë të krahasosh cilësinë e jetës në pjesë të ndryshme të Zvicrës, por një... -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni -
Hulumtimi i ri: Shoferët në Cyrih bllokohen në trafik për 94 orë në vit












