Lajme
Sommaruga, vizitë pune në Ballkan
Në kuadër të vizitës gjashtëditore në tri vende të Ballkanit, ministrja e Zvicrës do të qëndrojë dy ditë në Kosovë
Duke nisur nga sot, 3 prill deri më 8 prill, ministrja federale e Zvicrës Simonetta Sommaruga ndodhet në një vizitë pune në tri vende të Ballkanit perëndimor. Vizita e saj fillon në Kosovë, vazhdon në Bosnjë e Hercegovinë dhe përmbyllet në Kroaci. Në këtë të fundit Sommaruga do të marrë pjesë në Konferencën Ministrore mbi bashkëpunimin policor në Evropën Juglindore, të cilën Zvicra e kryeson së bashku me Kroacinë, bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp të dërguar nga Ministria e drejtësisë.
Gjatë qëndrimit të saj në Ballkan, ministrja zvicerane do të takohet me shumë ministra me të cilët do të zhvillojë bisedime bilaterale
Tri vendet që ajo do t`i vizitojë, janë partnere me rënduesi të Zvicrës, sidomos nga aspekti policor dhe ai i migracionit.
Të premte dhe të shtunën, gjatë vizitës së saj në Kosovë, ministrja Sommaruga do të bëjë një pasqyrë të zhvillimit të partneritetit në fushë të migracionit të ngritur në mes dy vendeve në vitin 2010. Ajo, me bashkëbiseduesit e saj do të shqyrtojë edhe marrëveshjen për bashkëpunimin policor të nënshkruar në vitin 2013.
Më tutje Sommaruga do të vizitojë qendrën për integrimin e personave që kthehen nga Zvicra. Gjithashtu ajo do te informohet lidhur me përpjekjet për integrimin e pakicave, në veçanti romëve, thuhet më tutje në komunikatë.
Në program të vizitës në Kosovë është edhe takimi me KFOR-in, Misionin e Eulexit dhe një vizitë në një burg të sigurisë së lartë.
Më 8 prill ministrja Sommaruga merr pjesë në Konferencën ministrore mbi kooperimin policor që mbahet në qytetin bregdetar kroat, Opatia. Konferenca mbahet në kuadrin e programit regjional të Zvicrës për promovimin e bashkëpunimit policor në vendet e Ballkanit Perëndimor. Përveç dy vendeve mikpritëse, Zvicrës dhe Kroacisë, në konferencë marrin pjesë rreth dhjetë shtete dhe shumë organizata ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare.
Konferenca pritet të ndërtojë një platformë mbi këmbimin e informatave në lidhje me zhvillimet në regjion sa i përket bashkëpunimit policor. Në podiume të veçanta të debatit do të bëhet fjalë për ndikimin që ka një shoqëri multikulturore në punën e policisë. Një temë tjetër e konferencës do të jetë edhe ajo mbi mjetet e ndryshme për luftimin e krimit të organizuar transnacional.
Në margjina të konferencës, Sommaruga do të bisedojë me partnerët kroatë lidhur me bashkëpunimin në mes dy vendeve në kushtet e reja, pas referendumit të 9 shkurtit, përfundon komunikata.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












