Lajme
Sondazh: Shumica e serbëve janë kundër anëtarësimit në BE
Në bazë të një sondazhi, për herë të parë në dy dekada, numri i serbëve që janë kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian është më i lartë se ata që janë në favor të antarësimit në këtë organizatë, sipas një sondazhi të ri, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se sondazhi, i cili u bë nga Ipsos dhe u botua fillimisht në gazetën Blic, zbuloi se 44% e pjesëmarrësve janë kundër anëtarësimit, ndërsa 35% janë pro këtij antarësimi, shkruan Euronews.
Marko Uljareviq nga Ipsos ka deklaruar se është hera e parë që numri i atyre që e kundërshtojnë anëtarësimin në BE i tejkalon ata që janë në favor.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se gjetjet janë të ngjashme me gjendjen në Partinë Progresive Serbe në pushtet.
“Unë besoj se Serbia ka një vend në Bashkimin Evropian, unë besoj se ne duhet ta vazhdojmë rrugën tonë evropiane dhe se duhet të luftojmë për rrugën tonë dinjitoze drejt Evropës”, shtoi ai. “Ne duhet ta mbajmë pavarësinë tonë në vendimmarrje, në të paktën derisa të bëhemi anëtarë të BE-së”.
Serbia e ka paraqitur kërkesën e saj për anëtarësim në BE në vitin 2009. Bisedimet për anëtarësim kanë filluar në vitin 2014, mirëpo tensionet e vazhdueshme midis Serbisë dhe Kosovës e kanë shtyrë procesin në fjalë.
Edhe pse po kërkon t’i bashkohet bllokut të BE-së, Beogradi zyrtar gjithashtu është i kthyer në drejtim të Moskës.
Serbia ka votuar në favor të tri rezolutave të Kombeve të Bashkuara që e dënojnë agresionin rus kundër Ukrainës, por nuk u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës. Politologu serb, Nemanja Todoroviq Stiplija, kryeredaktor në ueb portalin European Western Balkans, është skeptik rreth sondazhit të larcekur. “Mendimi im është se ky hulumtim, ashtu siç është me këtë narrativë, është vendosur për t’i hetuar efektet e vendimit të mundshëm të qeverisë serbe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për t’i pranuar të gjitha masat kufizuese të vendosura nga BE-ja ndaj Rusisë, tha Todoroviq Stiplja. Kjo vjen pasi ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Serbia duhet ta rishqyrtojë qëllimin e shpallur për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian për shkak të presionit të supozuar të Perëndimit për t’iu bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për luftën në Ukrainë.
“Ata po e peshojnë dashurinë tonë për Evropën me urrejtjen tonë ndaj Rusisë”, i tha Vulin transmetuesit publik RTS. “Nëse e doni Evropën, duhet ta urreni Rusinë. “Epo, unë nuk dua të urrej Rusinë, nuk dua të urrej askënd. Unë kam të drejtë të mos humbas asnjë mik të vetëm, nuk bëhem pjesë e konflikteve tuaja”.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër Në kuadër të përmbylljes së aktiviteteve për këtë vit, u zhvillua takimi i fundit koordinues ndërmjet... -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj










